VIDEO/ Shpërthen shkrimtari: Do të doja që në vend të Blendit të ishte një nga djemtë e Ramës

VIDEO/ Shpërthen shkrimtari: Do të doja që në vend të Blendit të ishte një nga djemtë e Ramës

14:26, 19/05/2020
A+ Aa A-

Revoltës për shembjen e teatrit i ishin bashkuar dhe dy djem, fotot e të cilëve kanë bërë xhiron e rrjetit.

Policia nuk ka kursyer dhunën ndaj tyre.

Prindërit e tyre kanë qenë sot të ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ ne SYRI TV, ku kanë rrëfyer përjetimet për atë që ka ndodhur, ndërsa djemtë kishin dalë në mbështetje të artistëve të ‘Aleancës për mbrojtjen e teatrit’ dhe një kauze të drejtë.

Kozeta Zavalani, gazetare, dhe e ëma e një prej djemve është shprehur kështu: Djali ka shkuar për të bërë ekspertizën dhe roja i ka thënë se doktori është larguar. Mos u lodh ta presësh se ka punë të tjera!

Shkrimtari, Rexhep Shahu, i ati i djalit tjetër ka thënë se djali është më mirë tani që s’ka shkelmin e policëve mbi kokë.  ‘Do të doja që në vend të Blendit të ishte njëri prej djemve të kryeministrit’.

Zavalani tregoi ndër të tjera, për një ëndërr të keqe, që e kishte zgjuar nga gjumi dhe fill pas saj kishte marrë lajmin për dhunën e ushtruar ndaj djalit. ‘Kur dallova djalin e veshur me portokalli në mes të njerëzve dhe u mbyt mes tyre, nuk e doja veten. Gjithë ajo dhunë e ushtruar ishte nga shumë persona. Më dhembi shpirti, po thashë bravo i qoftë djalit!’

Prindërit e tyre kanë bërë me dije se do ti mbështesin djemtë e tyre kurdo dhe se çështja e teatrit ishte kauza e të gjithëve.  ‘Një shoqëri që nuk proteston nuk është e gjallë’, ka thënë në përfundim të emisionit Shahu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t19/05/2020 18:56

Djemte e rames jane damkosur si djemte e enverit dhe do pesojne te njjetin fat

Shto koment

Denonco