'Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman...'/ Malkaj nuk kursen ironinë dhe ngre peshë protestuesit

'Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman...'/ Malkaj nuk kursen ironinë dhe ngre peshë protestuesit

17:40, 18/05/2020
A+ Aa A-

Aktori Mehdi Malkaj përveç mesazheve të forta që përcolli nga protesta kundër vendimit të shembjes së Teatrit Kombëtar, nuk i kurseu as ironitë.

Teksa ngjitej në podiumin e improvizuar, Malkaj tha se protestuesit ishin futur në territorin e bashkisë.

“Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman. Miq ju lutem, mbani një minutë qetësi..(dëgjohen pëshpërima). Ja kjo është zhurma që na mban gjallë ne. Tek ky teatër. Spektatori. Këtu tek ne doli si fillim, banda, kontrabanda, pastaj anti-kondrabanda. Ku vend do bëhet kur të ikin këto të treja. (Poshtë diktatura, poshtë Edi Rama-thirrjet që dëgjohen teksa flet aktori). Që të zhduken këto të treja, duhet të vendoset demokracia. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan.”, tha Malkaj.

Ai u ka kërkuar qytetarëve të pranishëm të mbanin pak sekonda qetësi, ndërsa dëgjoheshin thirrjet: ‘Liri, liri’, ‘Poshtë Diktatura’

“Miq të dashur kjo është përshpëritja që ndjen çdo aktor që ndjen pas perdes, Teatri nuk ka vdekur. Ai jeton tek çdo aktor”, u shpreh Malkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco