Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Datat / Kronika e paligjshmërive të një shkallmimi të paralajmëruar

Datat / Kronika e paligjshmërive të një shkallmimi të paralajmëruar

17:28, 18/05/2020
A+ Aa A-

Aksioni blitz 8 ditor i shkallmimit të Teatrit Kombëtar përbën një krim të disafishta dhe një zinxhir shkeljesh të ligjit që mund të shpjerë njëkohësisht në burg, edhe këshilltarët bashkiakë që e votuan me sy mbyllur edhe drejtuesit e Inspektoriatit për mbrojtjen e territorit edhe ata policë me uniforma me numra të shkulur të cilët ushtruan dhunë mbi protestuesit.

Lapsi.al ka bërë edhe njëherë kronikën e këtij krimi mafioz, që në harkun e datave 8 deri në 16 maj nëpërkëmi edhe atë që kishte mbetuar nga fasada e shtetit ligjor në Shqipëri.

Natyrisht këtu është kronologjia e kësaj pak më shumë se një jave, kur Rama e ktheu sërish te Veliaj çështjen e shkatërrimit të teatrit. Mashtrimet dhe piruetat që kanë ndodhur përpara i kemi shtjelluar në shkrimin e mëposhtëm. Këtu gjenden vetëm krimet e ditëve të fundit…

8 maj/ Qeveria i kalon bashkisë pronën prej 5 522 metra katrorë të godinës së teatrit dhe të oborrit të tij që ishin deri tani në pronësi të Ministrisë së Kulturës. Ideja e shembjes së godinës të cilësuar si një nga shtatë pasuritë e rrezikuara në Europë, bëhet më e prekshme se kurrë. Por duket se Edi Rama do të ecë para me çdo çmim pavarësisht se gënjeshtrat i dalin njëra pas tjetrës. Kur donte ta ndërtonte me Fushën deklaronte se shteti ska para as sot as nerër që ta ngrejë një teatër modern. Sot thotë se ka mundësi të marrë kredi. Dje që nuk kishte shumicën në Këshill Bashkiak, ia kaloi parlamentit, sot truallin ia kthen sërish teatrit.

13 Maj/ Nuk kalojnë as 5 ditë dhe Instituti i ndërtimit përsërit se i qëndron vendimit të 2016-tës se godina duhet shembur. Mbi këtë dokument Këshilltarët Bashkiakë do të “bazohen” për të justifikuar shkallmimin. Atyre nuk i dridhet syri megjithëse instituti kishte vënë një nga faktorët rrezikun sizmik, dhe teatri nuk lëvizi nga vende megjithë dy tërmetet e forta.

13 maj/ Po në këtë datë antarët e Këshillit Bashkiak janë njoftuar për një mbledhje që do të zhvillohej online 2 ditë më pas, pra në 15 maj, por çështja e Teatrit nuk ishte fare në axhendën e punës. Njoftimi bie ndesh me rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Tiranë, që thotë: “Thirrja për mbledhjen e këshillit, bëhet nga Kryetari i Këshillit dhe njoftimi për mbledhjen bëhet si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës”. Rendi i ditës miratohet nga këshilli. Asgjë nga këto nuk dihet por parodia nuk përfundon këtu.

Në 14 maj antarët e Këshillit Bashkiak u njoftuan se do të shtohej edhe pika e shembjes së Teatrit, pra as 24 orë para datës 15 majt të lajmëruar fillimisht.

14 maj/ Njoftimi bëhet se votimi u krye në ilegalitet, një ditë para njoftimit, me email dhe se 60 socialistë votuan PRO, pa diskutime dhe pa lajmëruar të vetmin anëtar të opozitës zyrtare që e denoncoi më pas këtë parodi.

Gjendja bëhet edhe më e rëndë nëse, sikurse dyshohet, vendimi nuk është marrë me votim gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe as me një procedurë të vendimit qarkullues—me këtë procedurë ju dërgohet për firmë miratuese secilit dhe të gjithë anëtareve, nëse ata nuk mund të të mblidhen fizikisht. Pra nuk ka pasur kohë as që këshilltarët të nhiheshin me atë çka duhej të votonin. Në këtë rast do të kishim të bënim me një tjetër vepër penale, fallsifikimin e dokumentave zyrtare nga ana e kryetarit të Këshillit Bashkiak që ka firmosur vendimin në emër të Këshillit.

Por kjo nuk është shkelja e vetme e këshilltarëve rilindas. Ata kanë votuar për një gjë që nuk e kanë kompetencë. Duke çuar email për një gjë që as kishin djeni ata kanë përvetësuar një të drejtë që i takon Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton se të drejtën për dhënien e lejeve të ndërtimit (përfshirë prishjen) për objekte të rëndësisë kombëtare e ka KKT-ja.

Për të mos lënë asnjë shteg interpretimi subjektiv, nëse është apo jo objekt me rëndësi kombëtare ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Rregullorja për zhvillimin e territorit ka parashikuar shprehimisht se për dhënien e lejeve të ndërtimit për teatrot kombëtarë është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit.

16 maj duke gdhirë 17/ Nis prishja nga Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit në mënyrë të kundër ligjshme. Ligji per vetqeverisjen vendore thotë troç se pas votimit nga këshilli bashkiak, “Aktet hyjne në fuqi 10 ditë pas shpalljes”. Pra edhe nëse duhet të kishte pasur prishje ajo nuk bëhej dot para datës 24 maj. Vetëm fakti se kanë “zbatuar” një ligj që nuk kishte hyrë në fuqi, mund ti çojë pas hekurave drejtuesit e këtij institucioni. Përgjegjësia penale ashtu siç tregojnë edhe pamjet bëhet më e madhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ku ata kanë ndejtur tufa- tufa dhe jo siç parashikojnë masat e ruajtjes nga pandemia.

17 maj/ Dhuna e shpërpjestuar e policëve, disa civilë e disa me numra identifikimi të shkulur nga uniforma sikur ishin vetëpërgatitur për masakër është gjithashtu një subjekt tjetër i ndjekjes penale. Ajo plotëson ciklin e disa fishtë të një afere kriminale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco