Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

‘Jemi rrugës po vijmë’/ Qytetarët, Ramës: Goditjen më të madhe do e marrësh nga emigrantët

‘Jemi rrugës po vijmë’/ Qytetarët, Ramës: Goditjen më të madhe do e marrësh nga emigrantët

16:40, 18/05/2020
A+ Aa A-

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e thirrur nga Aleanca për Teatrin, ndërkohë që protesta ka marrë edhe mbështetjen masive të opozitës.

Në mikrofonin e Fax News qytetarët, të pyetur në lidhje me arsyen e ardhjes në protestë, shprehen se duan që të largohet qeveria e Edi Ramës.

“Kam ardhur kundër këtij nga Greqia. Kam qenë këtu dhe goditjen më të madhe Edi Rama do ta marrë nga emigrantët. Shkoj në doganë më thonë më jep lekët të vë vulën. Ta marrin vesh, janë të gjithë rrugës dhe po vijnë. Duam Të ikë qeveria. “- shprehet një qytetar.

“Veliaj të vijë të ndërtojë rrugët në Selitë. Edhe serbi nuk e ka bërë atë, që tërhiqeshin femrat zvarrë. Shembi një monument kulture. Le ça thotë Edi Rama, na ka çmendur ne. Virusi, virusi. Nuk kam frikë fare.”- tha një qytetare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Johani18/05/2020 19:29

Me vjen keq per aktoret e teatrit por nese presin diqka nga emigrantet paskan me deshtuar plotesisht pasi ata qe jane kunder Rames jane ne burgje mjerisht,te kapur me droge ose prostitucion por edhe nese ndonje e ka fituar "lirine" fale virusit ska asnje shans te arrije ne shqiperi neper rruge sepse jane te mbyllura,por edhe nese do vijne ju aktor te dashur me ata do mbroni kauzen! Mos qofsha ne lekuren tuaj.

Emigrant 18/05/2020 17:09

Po do te vijme te gjithe ata te 98s. Larg por jemi gjalle Rama na njef mire. Do shihem se shpejti

Shto koment

Denonco