Kryeparlamentarja bashkëndjen dhimbjen për rrënimin e Teatrit Kombëtar

Kryeparlamentarja bashkëndjen dhimbjen për rrënimin e Teatrit Kombëtar

15:34, 18/05/2020 Nga B.T
A+ Aa A-

Pas zhvillimeve në Shqipëri, me rrënimin e godinës së Teatrit Kombëtar, është deklaruar edhe edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani për "Syri.net".

Ajo tha se si parim unë asnjëherë nuk parapëlqej të përzihemi në zhvillimet në Shqipëri e as shtetet tjera. 

"Natyrisht ne i kemi parë me shqetësim ato zhvillime. Unë dua në radhë të parë nga kapaciteti im, jo si kryetare e Kuvendit të Kosovës, por si dashamirëse e artit e kulturës që e kam vizituar shumë herë Teatrin Kombëtar, të shprehi gjithë mirëkuptimin dhe simpatinë time për të gjithë ata që janë ndier keq dhe e kanë kundërshuar rrënimin e kësaj ndërtese", tha Osmani për "Syri.net".

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, shtoi se siç e thash edhe më parë ne që jemi në shtete tjera nuk na takon që t'i  interpretojmë procedurat ligjore sesi kanë shkuar e as vendimet politike.

"Është rast që asnjërit prej neve që e kemi vizituar e shijuar artin brenda atij teatri, nuk është moment që na ka bërë të ndihemi mirë.
Bashkëndjej me gjithë secilin qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe secilin njeri që e kanë kundërshtuar një vendim të tillë", tha Osmani për "Syri.net".

Ajo shtoi se më shumë është një bashkëndjenj, sesa të bëjë sot si kryetare e kuvendit një vlerësim të procedurave nga aspketi ligjor i vendimeve që janë marr. 

Kryeparlamentarja, tha se absolutisht bashkndjej me qytetarët të cilët nuk janë pajtuar me një vendim të tillë.

Nga ana tjetër "Syri.net", ka kërkuar deklarata edhe nga përfaqësuesit e subjekteve tjera politike, por të cilët nuk janë përgjigjur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco