Kreu i PPE, Tusk: Dënoj ashpër dhunën, mbështetje PD-së në luftën për demokraci

Kreu i PPE, Tusk: Dënoj ashpër dhunën, mbështetje PD-së në luftën për demokraci

15:59, 18/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti i PPE-së dënon shembjen e Teatrit dhe dhunën kundër opozitës.

‘Mbështesim PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë’, është shprehur ai.

Presidenti i Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim të ashpër në Twitter kundër aktit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj artistëve dhe opozitës.  

‘Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent.

Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm.

Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë’

Donald Tusk, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes’, në shtator të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco