VIDEO/ ‘Merrini, merrini shpejt’: Këlliçi publikon momentin se si u vërsulën policët mbi ta tek Teatri

VIDEO/ ‘Merrini, merrini shpejt’: Këlliçi publikon momentin se si u vërsulën policët mbi ta tek Teatri

13:55, 18/05/2020
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, ka publikuar moment ngjethëse të vërsuljes së një grupi policësh mbi aktivistët që mbronin Teatrin Kombëtar duke gdhirë e diela. “Merrini personat shpejt”, “Merrini, merrini”, dëgjohet në sfond zëri i komandantit të grupit dhe pamjet e mëtejshme nuk kanë nevojë për shpjegime. Vet Këlliçi i ka shoqëruar këto pamje me këtë shënim:

“Sikur të luftonte krimin dhe drogën, njëlloj si i suli Policinë artistëve dhe përfaqësuesve të opozitës tek Teatri Kombëtar, sot Shqipëria do të ishte vendi më i sigurt dhe jo Kolumbia e Evropës.

Kushdo që kishte dyshimin më të vogël se çfarë po bënim ne kur nisi dhunën Policia e krimit, vetëm shikoni pamjet! Erdhën si hienat pas shpine! Këto pamje mund t’i shohë dhe Prokuria, për të cilën jam kurioz se cilat do të nxjerrë si justifikime të radhës në mbrojtje të Edi Ramës!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco