FOTO/ Edi Rama dhe Erion Veliaj shembin brutalisht Teatrin Kombëtar

FOTO/ Edi Rama dhe Erion Veliaj shembin brutalisht Teatrin Kombëtar

06:26, 17/05/2020

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998. Nëpërmjet shërbëtorit të tij në Bashki, ai ka shembur në orët e para të mëngjesit, godinën e Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë. Është shoqëruar në polici edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Përfaqësues të opozitës kanë mbërritur tepër vonë dhe e kanë gjetur të shembur godinën.

Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qimi17/05/2020 09:43

Trim Ramsi. Jo po është frikacak. 1 milion Tirana dhe 100 veta protestojnë. Shtet europian.

Shto koment

Denonco