FOTOT/ Rama paguan 50 mijë euro për shkollën e djalit të Mero Bazes në Londër

FOTOT/ Rama paguan 50 mijë euro për shkollën e djalit të Mero Bazes në Londër

19:41, 08/05/2020
A+ Aa A-

Në vazhdën e denoncimeve për nepotizëm dhe kapje të shtypit me paratë e taksapaguesve, Syri.net sjell skandalin e pagesës plot 50 mijë euro për djalin e një gazetari (nëse mund të quhet i tillë) që i shërben me zell të madh Edi Ramës, ndonëse ky i fundit nuk ka denjuar akoma t’i shkelë në studion e TV të tij, të ndërtuar me pastrim parash dhe gjoba ndaj bizneseve.

Baze i vogël është diplomuar për drejtësi në vitin 2015, dhe menjëherë pas kthimit të tij në Tiranë, ai filloi punën si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, pasi në krye të saj u zgjodh Erion Veliaj.

Por, pas 2 viteve punë në Bashkinë e Tiranës, Aldion Baze ka menduar që të bëjë edhe një master post-universitar dhe në këtë pikë sërish frerët i ka marrë në dorë babai i tij, botuesi i Gazetës Tema, Mero Baze.

Nuk është aspak një sekret që Mero Baze është një nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit Edi Rama, dhe njerëzit që kryeministri në ikje e ka përdorur më së shumti për punët e tij të pista mediatike. Dhe mesa duket çdo shërbim e ka edhe një shpagim. Dokumentet zyrtare tregojnë se gjatë kohës kur Lindita Nikolla ishte Ministre e Arsimit, ka firmosur pa iu dridhur dora gati 50 mijë euro bursë vjetore për Aldion Mero Bazen, në mënyrë që ai të tentojë të pajiset edhe me një master, me çdo kusht e me çdo me çdo çmim të paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në “University College of London”.

Kështu për vitin akademik në vazhdim, Aldion Baze pasi punoi pranë Bashkisë së Tiranës në shërbim të Erion Veliajt, vendosi të ndryshojë ajër nga Tirana në Londër për të tentuar edhe njëherë të bëjë një palë studime 50 mijë euro viti në Londër, ndërsa në këmbim faturat e të birit që nuk nxë, i paguan babai i tij Mero Baze me fletushkën e tij elektronike “GazetaTema.net” duke shpërndarë dezinformacion për llogari të Edi Ramës.

Po flasim për të njëjtin njeri (Mero Bazen), i cili prej vitesh nuk ka lënë fëmijë e baballarë pa përfolur e pa denigruar, vetëm e vetëm se prindërit e tyre ishin njerëz që përbënin problem për qeverimin e Edi Ramës në dëm të qytetarëve shqiptarë. Sot nuk është dita e shpagimit, dhe Aldion Baze nuk ka pse paguan për mëkatet e panumërta të babait të tij deri edhe në kurriz të Greg Ramës dikur.

Por kur Aldioni të ndërgjegjësohet ndonjë ditë duke chill-ur nëpër rrugët e Londrës, le ta dijë se po të mos ishte për maskarallëqet e babait të tij, thellimi i tij i mëtejshëm në lëmin e dijes u mundësua nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

    Foto të jetës së Aldion Bazes, gjatë shkollimit të tij dhe punës në Bashkinë e Tiranës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    xiku10/05/2020 17:10

    E paska te shkruar ne blluza qelbesira e mer da gelbazes

    krasasi tp10/05/2020 14:01

    Nuk eshte se Mero Baze eshte keq per 50.000 mije euro. Por punesimi i djalit ne Bashkine e Tiranes e pais te birin me nje pervoje te pasur ne tenderime dhe menazhim te fondeve sic di usta Erioni dhe drejtoret e perzgjedhur. Por mos kujtoni se edhe specializimi per ne Londer eshte ber pa nje llogari ashtu sic di Mero. Djali paiset me kulture anglo-saksone ne fushen juridike dhe kur te rifilloj pune ne atdhe, do mobilizoj shoqnine e Meros dhe Velise ta kryejne punen e Protektorit. Domosdo do ti referohen edhe praktikes juridike te koheve te shkuara ne Angli dhe me siguri ne ato rrethe, do kerkoje mbeshtetje dhe do loboj, per ta ber djalin kryetar bashkie ne Tirane ose ne Durres.

    Arifi09/05/2020 19:51

    Per kaq pak euro Mero (groa septike 30 vjecare) mbeti duke lepire nga pas by..n e Km.I ka rene vlera fare.

    kadri hasbiu08/05/2020 21:00

    po i ngjaka cunit te kristaq rames gregorit epo kshu jan kta rilindasit shkerdhejn njeri tjetrin

    t08/05/2020 20:10

    M...i ati,m...i biri,m...ai qe beri t'anë

    ARTAN SHEHU 08/05/2020 20:09

    Karakurvat qe rrjepin popullin vetem se lavderojne funderrinat e Shqipetareve por Mero dhe Aldo nje dite do ti paguajne te gjitha bastardet e mutit yyyyy rrace e poshter vdekshi te gjithe

    Shto koment

    Denonco