Ironia e mjekut: Korona e paska sulmuar Shqipërinë me çeta partizane

Ironia e mjekut: Korona e paska sulmuar Shqipërinë me çeta partizane

19:25, 07/05/2020
A+ Aa A-

Mjeku Gëzim Xhepa, i cili publikoi i pari imazhet pulmonare të imazheristit Renato Osmënaj, përmes të cilave hidhen dyshime të forta për qarkullimin e koronavirusit në Shqipëri prej fillimit të muajit janar, ka ironizuar në rrjetet sociale reagimet zyrtare lidhur me Covid-19.

STATUSI I XHEPES

“Humbi piku, humbi dhe vala e dytë, po dhe të sëmurët e fund-janarit dhe fillim-shkurtit nuk janë COVID!!!

Corona e paska sulmuar Shqipërinë me çeta partizane, jo me ushtri.

Prandaj nuk ra në sy armiku i padukshëm!!!”, shkruan Xhepa në rrjetet sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco