Pas Mira Kazhanit, edhe Arbjan Mazniku merr dy rroga në kohë paqeje dhe lufte

Pas Mira Kazhanit, edhe Arbjan Mazniku merr dy rroga në kohë paqeje dhe lufte

10:34, 07/05/2020
A+ Aa A-

Në kulmin e protestave të më të varfërve në të gjithë Shqipërinë për pagën e bukës së gojës, zyrtarë të lartë të pushtetit po përfitojnë pagat e dyta mbi njëmilionëshe brenda institucioneve të tyre. Një prej tyre është edhe Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, i asaj bashkie që duket se paska burime të pashtershme për të paguar "shërbyesit" e politikave dhe interesave të saj.

Veç pagës së tij prej 150 mijë lekësh në muaj, Mazniku rezulton se po përfiton edhe një pagë të dytë po nga bashkia: "Pagën e paqes" prej 100 mijë lekësh të reja çdo muaj si administrator i shoqërisë ECO Tirana, siç raporton JOQ.

Sipas të dhënave, Mazniku ka nisur të paguhet si administrator i kësaj shoqërie nga tetori i vitit të shkuar. ECO Tirana u themelua në vitin 2016. Ajo ofron shërbimin e higjienës urbane dhe grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, ku 51% të aksioneve i zotëron Bashkia e Tiranës.

Mazniku, njësoj si gazetaret Mira Kazhani e Bieta Sula, të shpërblyera nga kjo bashkianëpërmjet Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tiranë, është denoncuar me dokumente publike.

Mazniku tërheq rregullisht pagën e dytë mbi bazën e një kontrate që duket se do ta bëjë të lumtur edhe pas përfundimit të krizës së pandemisë: Kontrata e nisur më 29 korrik 2019 do të përfundojë më 29 korrik 2022!

Prej disa javësh, kryebashkiaku Veliaj, po shfaqet publikisht në media me disa qese me ndihma që i dorëzon me ceremoni para kamerave tek familjet e varfra të Tiranës, ndërkohë që nga ana tjetër, pas gazetareve të pushtetit të tij personal, vrapon edhe zëvendësi i tij me kartat bankare për të tërhequr 2 milionë e gjysëm lekë çdo muaj për xhepin e tij!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ana08/05/2020 15:37

    Prandaj jemi shteti me i varfer ne bota punon gjithe populli per 10 legena

    Ana08/05/2020 15:36

    Prandaj jemi shteti me i varfer ne bota punon gjithe populli per 10 legena

    Onkezmi.08/05/2020 13:39

    Shqiptar ! Kur mbreti vjedh një vezë,ushtarët do vjedhin gjithë kotecin...

    Nje qytetar qe po plas.07/05/2020 18:23

    Mjaft me MJAFT-in.....keta kishin qene kopilat me dinake, bertiten MJAFT sa plasen dhe u zune vendin atyre hajduteve te tjere. O popull shqiptar, durim derri paske pasur.

    Shqiptari07/05/2020 17:53

    O SHQIPTARE!!! LERINI MALLKIMET, OFENDIMET, INDINJATAT, THIRRJET DHE CJERRJET NEPER PORTALE, ME KOMENTE!!! NESE ESHTE E JASHTELIGJME LE TE VEPROJE LIGJI NESER KUR TE VENDOSET DREJTESIA. TE DENOHET ME BURG DHE TE KTHEJE KOKERR ME KOKERR CDO QINDARKE!!! NESE ESHTE E PAMORALSHME, KUR TA KENI PERBALLE PESHTYJENI NE SURRAT ATE DHE LALI PLEHUN!!!

    Malo07/05/2020 16:32

    Ilaçe i blefte pwr veten e familjaret! Harram!

    Xxx07/05/2020 13:51

    Keta jane super njerez,ju del koha te bejne nga 2 3,4,5 pune njekohedisht.Dhe rrogat per keto punet dytesore ,tretesore jane aq te medha sa nund te punesohej jo nje por dy specialiste te tjere ,pra te ushqeheshin dy familje te tjera Ka humanizem ne kete MUT vend dhe nga keta kafshe qeveritare apo jo.Jane me mijra specialiste rrugeve kurse cifutet si Mutniku ,Fshataret e fiqve si Veliaj vetem dine si te rrjepin kete popull.O Zot denoi ne femijet keta kafshe ne emer te femijeve te varfer pa buke ne shtepi

    kadri hasbiu07/05/2020 11:52

    po car behet keshtu ?????????????

    Alma07/05/2020 11:51

    mos i honkshin cfare behet keshtu me popullin keto sorrosjanet qenkan gjakpirsa cohuni se po na rjepin per se gjallie

    Shto koment

    Denonco