Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Sot dita e punëtorëve, Teliti: Le të fillojë ‘Parada’ e papunësisë

Sot dita e punëtorëve, Teliti: Le të fillojë ‘Parada’ e papunësisë

13:30, 01/05/2020
A+ Aa A-

Nga Dorian Teliti

Ne vetem 2 muaj, te harruar, te pambeshtetur, te zhytur ne gropen e nje mije e nje halleve e problemeve, jane te pakten edhe 61 mije persona qe kane humbur vendin e punes, pa perfshire ketu mijera e mijera te tjere qe detyroheshin te punonin ne te zeze.

Kane humbur rrogen e tyre te pakten 61 mije kryefamiljare, te ardhuren e vetme qe shpeshhere ishte ne kufijte e pages minimale.

Ata humben edhe ato pak para qe i perdornin per te ushqyer femijet, per te paguar faturat e shtrenjtuara te dritave dhe te ujit- fatura qe edhe ne kete kohe pandemie shteti ua kerkon nje me nje.

Shqiptatet e humben shpresen. Ate shprese qe ndoshta nje dite shteti i tyre do mendonte sadopak per ta. Por ky shtet-pushtet i la ne meshire te fatit.

Sic edhe shihet qarte tashme qeveria do te ‘shtrije’ kudo filozofine e saj 7-vjecare: ‘une nuk punoj per njerezit...keshtu qe as njerezit skane pse te punojne’.

Shteti i oligarkeve eshte force pushteti ndaj qytetareve.

Le te filloje pra sot ‘parada e sukseseve ‘ te qeverise. Kush ka humbur punen dhe do kete fatin ta shohe sot paraden...le te mos ankohet...se ndryshe do ti vije e menjehershme pergjigja nga Krye-Para(o)disti:

‘Ke TV apo internet per te ndjekur paraden???

Atehere paske leke...rri aty e mos u anko.

Ska mbeshtetje per ty, leket me duhen per shoket e mi ????, ata me mbajne ne pushtet me leket qe u jap gjate viteve’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco