Mandati/ KLGJ i jep disa ditë kohë Ardian Dvoranit

Mandati/ KLGJ i jep disa ditë kohë Ardian Dvoranit

12:58, 01/05/2020
A+ Aa A-

KLGJ ka vendosur t’i japë kohë kreut të KED dhe GJL, Ardian Dvorani, për të paraqitur argumentet për mandatin e tij në Gjykatën e Lartë.

Burime pranë KLGJ-së thonë se mbledhja mund të zhvillohet të martën e ardhshme, ndërsa vendimi për zgjatjen e kohës për Dvoranin për argumentim vjen pas kërkesës së tij të pak ditëve më parë ku ai i kërkoi KLGJ-së më shumë kohë për të dhënë mendim për mbarimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë.

‘Çështja është serioze, kërkoj së paku tre ditë kohë…’, mësohet të jetë shprehur Dvorani.

Më herët presidenti Ilir Meta vuri në dijeni KLGJ dhe Gjykatën e Lartë se Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe s’mund të jetë më as anëtar i Gjykatës së Lartë dhe as kreu i KED.

Meta më parë ka kallëzuar në SPAK Ardian Dvoranin për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Dvoranit i ka mbaruar mandati në GJL prej 2014 por prej mungesës së gjyqtarëve ka qenë anëtar njëkohësisht dhe kryetar i KED.

Por tashmë Gjykata e Lartë ka filluar punë me numër minimal gjyqtarësh teksa pritet një vendim nga KLGJ për dhënien fund ose jo të mandatit të Ardian Dvoranit. /Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco