1 Maji/ Meta: Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës në Europë

1 Maji/ Meta: Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës në Europë

11:40, 01/05/2020
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta.

Edhe 1 Maji i këtij viti, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare.

Gjendja e rëndë ekonomike e përkeqësuar me situatat e vështira që po kalojmë nuk jep shpresë se diçka do ndryshojë për mirë në një të ardhme të afërt.

Të punësuarit në sektorin privat ende vijojnë të shprehin pakënaqësi të mëdha për mungesën e një kontrate të rregullt pune, mosrespektim të kushteve të punës dhe të drejtave të tyre, për paga të ulta dhe për mospagim të kontributeve shoqërore.

Vërehet një humbje e thellë e besimit për konkurrim të ndershëm dhe punësim mbi bazë të meritokracisë edhe në Administratën Publike dhe institucionet publike.

Shqetësues në kushtet aktuale të varfërisë, të përkeqësimit të shërbimeve sociale, dhe të tensioneve politike, mbetet gjithashtu edhe largimi masiv jashtë vendit i shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.

Pandemia COVID-19 dhe efektet e saj afatgjata në ekonominë e vendit, pritet t’i përkeqësojnë më tej këto fenomene negative.

Në gjendjen aktuale, të tregojmë vëmendje të veçantë dhe të shtuar që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara.

Kërkohet një bashkëpunim më i mirë në këtë situatë për të mbështetur sipërmarrësit dhe biznesin e vogël, nëpërmjet një strategjie konkrete e të prekshme, për rihapjen e ekonomisë në mënyrë të pakthyeshme.

Situata kërkon reflektim urgjent dhe masa konkrete që 1 maji të mos shënohet më si një ditë e zakonshme pushimi, por si një ditë feste për arritjet e punëtorëve.

Një falenderim në këtë ditë për mjekët dhe infermierët e të gjithë ata që janë në vijën e parë kundër COVID-19, në mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/05/2020 14:06

KTHEJENI SISTEMIN ZGJEDHOR AKTUAL, NE SISTEMIN ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA DHE DO TA SHIKONI SE SA JU VLEN LEKURA!!!!

Shqiptari01/05/2020 14:05

PO ESHTE E VERTETE O LIKE VLLAI!!! SHQIPERIA KA NIVELIN ME TE ULET TE PAGAVE NE EVROPE SEPSE KA NUMRIN ME TE MADH TE POLITIKANEVE ME TE PASUR, ME HAJDUTE DHE ME TE KORRUPTUAR NE BOTE! KETU HYN EDHE TI O ZOTI LIKE!!!! PO FLET SIKUR DJE ZBRITE NE TOKE NGA HENA!!!! PSE PO TALL BYTHEN ME NJEREZIT??!!! APO TE DUKET VETJA EDHE TY I VARFER DHE ME PAGEN ME TE ULET NE EVROPE!!! SHQIPERIA KA NIVELIN E ME TE ULET TE PAGES NE EVROPE SEPSE KA POLITIKANET ME TE NDYRE E ME ARROGANTE NE BOTE!!! VETE LIKJA NE VITIN 2001, KUR (AKSIDENTALISHT) ISHTE KRYEMINISTER I SHQIPERISE, BERI ZGJEDHJET ELEKTORALE ME TE NDYRAT E ME TE KEQIAT NE BOTEN DEMOKRATIKE!!! PSE NUK E RRITI NIVELIN E PAGAVE DHE PENSIONEVE KUR E LA FATOS NANO DROGA 2 VITE E GJYSEM KRYEMINISTER TE VENDIT????!!!! KUJT PO I QAHET DHE KUJT PO I ANKOHET SOT LIKE PRESIDENTI!!! NE VEND QE TE ISHTE NE BURG, SOT ESHTE PRESIDENT, VETEM NE SAJE TE PAZAREVE TE NDYRA DHE MATRAPAZLLIQEVE TE POSHTRA SI ME BERISHEN ASHTU EDHE ME SATRAPIN E SURRELIT!!! LIKJA ESHTE, JO VETEM NJESOJ SI ATA, POR AKOMA ME I POSHTER SE ATA QE SOT JANE NE PUSHTET VETEM NGA LIKJA!!!! MOS FOL ME, O LIKE! SE NA BERE QE VJELLIM E TE NXJERRIM ZORRET NGA URREJTJA!!!!!

Maloku 01/05/2020 12:16

Kujt ja thu. Ju komunistet jeni njesha ne demagogji. Por keni sjelle vete fukarallek. Po ju lutem lironi njehere shteg. Ta provojne e ndoshta e bejne te tjeret me mire. Por hapni shteg. Duhet te fusni ne bindjet tuaja nuk e beni dot. Te pasur jeni, boll keni. Çfare ju mundon. Ne ju falem persekucion e ofendime, tallje. Nuk e dini qe ju komunistet ne kete bote jeni te ardhur, nuk jeni autoktone. Te lesh nje komb ne padije, fukarallek, nuk eshte zgjuaresi.

Shto koment

Denonco