Grevë në Portin e Peshkimit Durrës: nafta në bursë bie, tek ne shumë e shtrenjtë!

Grevë në Portin e Peshkimit Durrës: nafta në bursë bie, tek ne shumë e shtrenjtë!

10:21, 01/05/2020
A+ Aa A-

Peshkimi ka mbyllur dyert sot, duke u hedhur në një protestë pa afat. Shkak është bërë mosfurnizimi me naftë nga kompania fituese e tenderit. Qemal Beu, kreu i organizatës së Menaxhim-Peshkimit në Durrës tha se porti i peshkimit mbylli dyert sot ndërsa asnjë anije peshkimi nuk ka dalë në det.

Në bursë nafta ka rënë dukshëm pas shpërthimt të pandemisë Covid-19. Por anijet e peshkimit në Durrës vijojnë të funizohen me naftë me çmim të lartë. Në të tilla kushte peshkatarët janë hedhur në grevë, njofton portali Durreslajme.

Industria e peshkimit është një prej më të rëndësishmeve në Durrës ku në zinxhirin e saj janë të punësuar mbi 2 mijë persona. Kjo industri ka punuar me kapacitet të ulet gjatë pandemisë për shkak të bllokimit të punës në restorante dhe lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xhimi01/05/2020 11:01

Ne maqedoni 85 lek ne bosnje 73 lek .Tna rroje baba. Popull pis.

Shto koment

Denonco