Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zv/kryeministri: Shkelja e kushtetutës është akt dhune, ndarja e territorit të Kosovës është akt lufte

Zv/kryeministri: Shkelja e kushtetutës është akt dhune, ndarja e territorit të Kosovës është akt lufte

17:35, 30/04/2020
A+ Aa A-

Nga Haki Abazi -

Më 6 Tetor ‘19 fiton koncepti i çkapjes së shtetit ku qytetarët thanë fjalën e tyre, duke nxjerrë të parën LVV dhe Kurtin më të votuarin.
Pasuan pafund lojëra; pragu, numërim, rinumërim, përjashtim i votës së diasporës, filma me votat e helmuara, sforcim votash, vjedhje potenciale të votave për të mos lejuar ndryshimin e madh.

Më 3 ‘20 shkurt u bë qeveria pas një odisejade sabotuese e tinëzare të Mustafës. 51 Ditë punë shembullore e qeverisë Kurti, përfshirë edhe menaxhimin e pandemisë COVID19.

Pafund devijime e manipulime për të pamundësuar mirëqeverisje.

Thaçi vazhdon obstruksionet dhe sabotimin e qeverisë nga brenda dhe jashtë, me shpallje gënjeshtrash në Washington DC dhe duke fyer evropianët.

Ndërkohë, mediat e afërta me kapësit e shtetit, nuk humbasin kohë e mundësi të bëjnë propagandë dhe panik.

Më 25 Mars, LDK rrëzon qeverinë pas rolit të vazhdueshëm destruktiv të Veliut dhe Hotit, si dhe tentimit që në sinkron me Thaçin të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe ta defunksionalizojnë qeverinë për të
MOS lejuar çkapjen e shtetit.

Mustafa me Thaçin bëjnë pazare hapur.

Thaçi, pastaj shkel kushtetutën duke mos respektuar 82.2 e as duke pritur emrin e kandidatit/es nga LVV.

PDK-ja deklarohet që nuk do të përzihet në këtë lojë.

Presidenti tekanjoz, bëhet nervoz, meqë LDK-ja nuk i bën menjëherë numrat për qeverinë jolegjitime, përkundër ofertave dhe joshjes së deputetëve dhe intensifikon lojën e presionin dhe gjuhën kriminale. Duke thyer çdo ligj e normë në kohë pandemie, tenton të kontrabandojë Pacollin në Kosovë për të arritur numrat.

Për të vazhduar kështu, me idenë që dialogu me Serbinë duhet të udhehiqet nga ai, kurse falja e krimeve, amnistia dhe çeshtja e veriut kthehet në diskutim nga servilët e Thaçit.

Qeveria legjitime rrëzohet në ditët e përvjetorit të fillimit të intervenimit të NATOs, ndërsa qeverinë jolegjitime duan ta formojnë me Listën Serbe në ditët e pervjetorit të të humburve në Luftë.

30 Prill në ora 16:00 Thaçi lëshon dekretin, kur gjykata kushtetuese është e mbyllur, ndërsa dita e Premte është ditë pushimi per festën e 1 Majit. Kontrabandim i qeverisë jolegjitime të shtunën!

Çka nuk është e qartë këtu?!

Shkelja e kushtetutës është akt dhune, ndërsa ndarja e territorit të Kosovës është akt lufte dhe përdhunim i sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetutshmërisë së vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco