Dy 'fytyrat' e Veliajt, reklamon ujin e rubinetave, por vetë e blen

Dy 'fytyrat' e Veliajt, reklamon ujin e rubinetave, por vetë e blen

20:38, 10/04/2020
A+ Aa A-

Po bën xhiron në rrjetet sociale videoja ku shfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa deklaron se edhe ai vetë e blen ujin e pijshëm.

Deklarata e bujshme, që do të trondiste çdo kryebashkiak dhe që vjen në një kohë kur qytetarët rrinë të mbyllur në banesa për shkak të pandemisë, u bë për më tepër live në një studio televizive.

"U zgjova herët se na kishte mbaruar uji e shkova bleva", do të thoshte Veliaj gazetarit Enkel Demi.

Po pse u përhap me shpejtësi në rrjet?

Erion Veliaj, që njihet për daljet e tij televizive "të kuruara" mirë dhe që shpërndahen shumë shpejt në televizione e portale, do të shprehej pak kohë më parë se, uji që vjen në rubinetat e qytetarëve të Tiranës jo vetëm që është i pijshëm, por edhe i mirëkontrolluar dhe i certifikuar nga specialistët.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse kryebashkiaku detyrohet ta blejë ujin për familjen e tij? A është ky një tjetër lajm i keq në një periudhë pandemie ku higjena është thelbësore? A ka një shembull të ngjashëm në Europë, të cilat Veliaj i referohet shpesh, ku kryebashkiaku detyrohet të blejë ujë sepse ose nuk ka në rubineta, ose ai që vjen është i papijshëm?... /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/04/2020 21:01

LALI PLEHU NUK KA 2 FYTYRA POR KA 7 SURRETE TE NDRYSHME!!!! A E KENI PARE KUR MASHTRON? FLET ME KEMBE DHE ME DUAR, ME SY, ME KOKE, ME TRUP, LEVIZ TAMAM SI DIRIGJENT! KETO JANE XHESTET KRYESORE TE MASHTRUESAVE!!! PO E PE DIKE QE KUR FLET LEVIZ ME KEMBE, ME DUAR, ME KOKE, ME SY, ME VESH DHE LEVIZ SI DIRIGJENT, DIJENI DHE TE JENI MJAFT TE BINDUR QE ESHTE MASHTRUES, EDEPSEZ, I NDYRE DHE SHUME NJERI I POSHTER NGA CDO PIKEPAMJE!!!! KETA LLOJ NJEREZISH I URREJNE EDHE ATA QE IU KANE BERE KOKEN!!!! UNE PER VETE NUK HABITEM DHE NUK JAM HABITUR AS NGA LALI PLEHU DHE AS NGA KRYEPLEHU KRYEMINISTER!!! SEPSE E DIJA QE ME KETA TE DY SHQIPERIA DO TE SHKATERROHEJ PLOTESISHT DHE DO TE IKTE PER LESH!!!! MJERE ATA QE NUK E KANE KUPTUAR AKOMA!!!!

Shto koment

Denonco