Raportimet e dyshimta mbi viktimat e COVID-19/ Çfarë po fsheh qeveria në Shkodër

Raportimet e dyshimta mbi viktimat e COVID-19/ Çfarë po fsheh qeveria në Shkodër

19:14, 10/04/2020
A+ Aa A-

Shqipëria numëron 24 viktima deri më tani si pasojë e pandemisë së Koronavirusit. Rasti më i fundit ishte 85-vjeçari në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Të gjithë personat që kanë humbur jetën deri tani, në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet fakti se, pacientët vuanin edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Por sot, me rastin e Shkodrës, ndodhi krejt ndryshe.

Sipas MSH-së, viktima në fjalë humbi jetën si pasojë e një infarkti i miokardit. 

Duhet kujtuar fakti se, janë 5 viktima të COVID-19 që kanë humbur jetën si pasojë e infarktit të miokardit. Pse nuk u raportua ky rast? Pse sapo doli lajmi Ministria e Shëndetësisë nxitoi ta mohonte se kishte humbur jetën edhe si pasojë e Koronavirusit? Çfarë po fsheh qeveria? 

Ndërkohë Shkodra mbetet shqetësuese edhe për raste të tjera, të infektuar me COVID-19. Bëhet fjalë për një punonjës fasonerie dhe një punonjës të OSHEE. Çka tregon se mbyllja e fasonerive është një emergjencë, e cila mund të ketë pasoja shumë të rënda për qytetin më të madh në veri të vendit dhe jo vetëm.

Kujtojmë këtu se, Bashkia Shkodër ka 49 persona të infektuar me Covid 19, ndërsa 4 raste janë zbuluar vetëm në 24 orët e fundit. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco