Si duhet të sillen qeveritë gjatë pandemisë/ KE publikon dokumentin për vendet anëtare: Kujdes...

Si duhet të sillen qeveritë gjatë pandemisë/ KE publikon dokumentin për vendet anëtare: Kujdes...

17:58, 10/04/2020
A+ Aa A-

Këshilli i Europës, ka publikuar një paketë për vendet anëtare, nën titullin "Respektimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19", i cili ka për qëllim t’u ofrojë qeverive një paketë për trajtimin e krizës aktuale sanitare të paprecedent dhe masive në mënyrë të tillë që të respektojnë vlerat themelore të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. 

Ashtu si shumë media dhe organizata ndërkombëtare i tremben një kalimi nga demokraci liberale në autoritarizëm, për shkak të masave të marra për parandalimin e Koronavirust, KE u kërkon shteteve anëtare të ruajnë themelet e demokracisë.

"Sfida kryesore sociale, politike dhe ligjore, me të cilën do të përballen shtetet tona anëtare, do të jetë aftësia e tyre për t’iu përgjigjur me efikasitet kësaj krize, duke garantuar në të njëjtën kohë që masat që ato marrin të mos cenojnë interesin tonë të qenësishëm afatgjatë në garantimin e vlerave themeluese të Evropës për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Pikërisht në këtë fushë, Këshilli i Evropës duhet të zbatojë mandatin e tij thelbësor, duke ofruar, përmes organeve të tij statutore dhe të gjitha mekanizmave përkatës, një forum për të garantuar të gjithë së bashku që këto masa të mbeten në raport të drejtë me kërcënimin që përbën përhapja e virusit dhe të jenë të kufizuara në kohë. Ky virus po shkatërron shumë jetë dhe shumë gjera të tjera të shtrenjta për ne. Ne nuk duhet ta lejojmë të shkatërrojë vlerat tona themelore dhe shoqëritë tona të lira", thuhet në shpjegimin e dokumentit.

Pikat e parashikuara në paketën në fjalë janë të detyrueshme edhe për Shqipërinë si shtet anëtar, kryeministri i së cilës ditën e sotme u kundërshtua nga 30 organizata ndërkombëtare lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, që sipas tyre shkel të drejtat themeltare të njeriut dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Dokumenti i plotë:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptari10/04/2020 19:08

    A NUK E KUPTONI QE EVROPA DHE BE MOREN FUND!!!!! BE U KRIJUA MBI THEMELE DHE KRITERE DEMOKRATIKE DHE EKONOMIKE POR ME VONE DEGRADOI MBI BAZA POLITIKE! U BENE PJESE E BE VENDE ME NIVELE DEMOKRATIKE DHE EKONOMIKE MJERANE! VENDE ME REGJIME AUTORITARE DHE DIKTATORIALE QE NUK BEJNE KURRE ZGJEDHJE TE LIRA DHE DEMOKRATIKE!!! PRANDAJ BE DEGRADOI DHE TASHME PO PERBALLET ME REGJIME AUTORITARE DHE PO SHKON DREJT SHPERBERJES SE PLOTE!!!! BE AESHTE THJESHT NE AGONINE E VDEKJES SE SAJ! DERI DJE BE ISHTE E RREPTE NDAJ REGJIMEVE AUTORITARISTE, TOTALITARISTE DHE NATIDEMOKRATIKE, NDERSA ME VONE HOQI DORE NGA KRITERET MBI TE CLAT U KRIJUA DHE JO VETEM U ZGJERUA KOT POLITIKISHT POR TANI PO I SHQYEN DYERT FARE, DUKE PRANUAR EDHE VENDE ME QEVERI DHE KRYEMINISTRA KRIMINELE SI KJO E SHQIPERISE E MBESHTETUR NGA ZYRTARE BUROKRATE DHE TE KORRUPTUAR NGA ISH-VENDE KOMUNISTE SOT ANTARE TE BE!!!! NESER BOTA DO T'I KETE SYTE VETEM DREJT SHBA! ATJE GELON DEMOKRACIA E VERTETE!!!

    Shto koment

    Denonco