PR: Rama të dëgjojë ekspertët, me kërcënime nuk zëvendësohen detyrimet ndaj pandemisë

PR: Rama të dëgjojë ekspertët, me kërcënime nuk zëvendësohen detyrimet ndaj pandemisë

17:15, 10/04/2020
A+ Aa A-

Një një deklaratë për shtyp, Partia Republikane, i ka kërkuar qeverisë Rama që të dëgjojë ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë dhe se me kërcënime dhe presione nuk do të mundet të zëvendësojë detyrimet që ka si qeveri në luftë kundër kësaj pandemie. 

'Rama dhe qeveria duhet të degjojë ekspertët vendas dhe ata ndërkombëtar, sidomos OBSH dhe eksperiencat e vendeve të tjera.

As kërcënimet dhe as presionet nuk mund të zëvendësojnë detyrimin e qeverisë që të garantojë një luftë efikase kundër pamdemisë si dhe shmangien e një pandemie ekonomike në Shqipëri. 
Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodet nuk mund të zëvendësohen me urdhëra të njëanshme të qeverisë apo Ramës

Distancimi social dhe kufizimi i lëvizjeve padyshim ndihmon në ndalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Po a është kjo e mjaftueshme, padyshim që jo duke marë në konsidearte kërkesën e OBSH për më shumë testime, eksperiencat e vendeve që kanë përballuar pandeminë me pak viktima edhe pse me numër shumë të lartë të infektuarish siç është rasti i Gjermanisë, Austrisë, Turqisë.

Testimi masiv tregon qartësisht se sa është masa e infektimit dhe nevojat për parandalimin e saj.
Nje vale e dytë infektimi me COVID-19 është kthyer në Kinë, por dhe në Singapor (i cili konsiderohej histori suksesi), gjë e cila do të thotë se vetëm me masat e distancimit social pa testim Ne mund të perballemi me nje vale tjetër infektimi pa e ditur realisht përhapjen e saj e cila është shumë më e madhe në Shqiperi (simbas dhe vetë mjekëve tanë që meren me këtë çështje) dhe pa izoluar këto vatra infektimi.

Një program masiv i testimeve mbarëkombëtare mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të romanit (COVID-19) dhe mund të sigurojë një udhërrëfyes për të mbështetur masat e gjera të distancimit shoqëror të zbatuar në mbarë botën, sipas ekspertëve botëror.  Testime e para duhet ti ofrohen punonjësve të shërbimit shëndetësor që unë në linjën e parë 

Të gjitha vendet, SHBA, Gjermani, Zvicër, Emiratet, Estonia etj po e fokusohen në testime masive të cilat në koordinim me distancimin social ulin përhapjen e pandemisë'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/04/2020 17:39

O MEHDI! VETEM JU MOS FLISNI FARE! POR FARE! FARE! JU E SOLLET KETE PLEHREN NE PUSHTET!!!! PUNUAT PER T'U PASURUAR PER VETE DHE E HARRUAT POPULLIN QE VUANTE!!!! NA GENJYET ME HEQJEN E VIZAVE DHE ME ANTARESIMIN NE NATO DHE KAQ!!!! EKONOMINE E BETE BYTHE! E VODHET! E LATE POPULLIN NE DUART E SATRAPIT TE SURRELIT! TANI, TE PAKTEN QEPENI ATE HALE GOJE DHE MOS DILNI ME NE FAQEN E DHEUT!!!!!

Shto koment

Denonco