Basha publikon videon: Mijëra familje janë braktisur, duhet një plan mbështetje

Basha publikon videon: Mijëra familje janë braktisur, duhet një plan mbështetje

17:07, 10/04/2020
A+ Aa A-

Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet asnjë ditë.

Kështu shprehet kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se, me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti.

"Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI", shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco