'Të marr një këmbë karrikeje dhe...'/ Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj Ahmetajt

'Të marr një këmbë karrikeje dhe...'/ Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj Ahmetajt

23:04, 09/04/2020
A+ Aa A-

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” tha se paketa e tyre ekonomike për përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit “përfshin 260 mijë punonjës”.

Ai tha se në paketën e dytë të miratuar nga qeveria “do të përfshihen të gjitha bizneset që do të ketë rënie shumë se 30% të xhiros”.

Sa i përket rrogës minimale me të cilët trajtohen personat që kanë ndërprerë punon si pasojë e koronaës, ministri Bekteshi tha se ajo “është rreth 236 euro” në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e tij, por edhe ajo e ministritë tonë Arben Ahmetaj, i cili tha se qeveria po jep vetëm 170 euro dhe vetëm për 60 mijë të punësuar, ka sjellë reagimin e ekspertit të ekonomisë, Pano Soko.

"Dëgjova ministrin maqedonas të ekonomisë. Maqedonia jep paga për dy muaj nga 230 € për 250 mijë të punësuar, të plota, pa iu mbajtur sigurimet shoqërore.

Maqedonia ka një paketë subvencionimi për turizmin (qe s'e ka fare as sektor prioritar).

Maqedonia do të ndihmojë të gjitha bizneset dhe do të mbajë hapur të gjithë vendet e punës. Jo vetëm ato që janë mbyllur, por edhe ato që kanë pasur rënie xhiro 30%.

Ndërsa ne po japim vetëm 170€ dhe vetëm për 60 mijë të punësuar.

Buxheti i Maqedonisë 3.9 miliardë €; Buxheti i Shqipërisë 4 miliardë €.

Kam një dëshirë të marr një këmbë karrigeje, të shkoj aty tek Klani tani, të pres  Ben Ahmetajn kur të dali dhe t'i them dy fjalë...

Ja kam bërë hallall 15 vjetshin e thyerjes së karantinës...", shkruan Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ana10/04/2020 12:24

Jo mor mik kta nuk duan dru por plumb.

Toni10/04/2020 08:27

Jan ujkonjat e komunizmit, jan pasardhesit e baballareve , apo atyre qe e shrytezuan per shum vite popullin ton te mjer, popullin me cerktruri, le te bejne qef, seju ka ardh dita.

altini09/04/2020 23:13

Mire e ke mo Pano. Po ke te lesh e ke te rrahesh ketu, se jane bere tere fytyrat e qeverise dhe sahanlepiresve te tyre per t'iu hyre ne dru.

Shto koment

Denonco