Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Nga demokracia liberale në autoritarizëm/ Ja frika më e madhe e VOA-s pas Koronavirusit

Nga demokracia liberale në autoritarizëm/ Ja frika më e madhe e VOA-s pas Koronavirusit

22:32, 09/04/2020
A+ Aa A-

Pandemia e Koronavirusit mund të përdoret nga disa liderë shtetesh për të rritur pushtetin e tyre dhe për të shkelur mbi bazat themeltare të demokracisë.

Kjo është frika e Zërit të Amerikës.

Sipas VOA-s, në disa vende, liderët autoritarë janë duke përfituar nga mundësia për të zgjeruar pushtetin e tyre duke shkelur të drejtat e medias e të drejta të tjera civile që janë shtyllat e demokracisë. 

Në disa vende është rëndë dakord se masat e marra janë të nevojshme dhe të pranueshme. Njerëzit kanë besim te insitucionet e tyre  dhe kanë pranuar kufizimet si masë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, por në këto kushte VOA po monitoron vendet nga të cilat mund të dilte një "sëmundje" më e madhe: një kthim në autoritarizëm pas shekujsh progres drejt një demokracie liberale botërore. 

Por a është Shqipëria mes këtyre vendeve që përmend Zëri i Amerikës?

Ditën e sotme, Organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij (RSF) kritikoi kryeministrin Edi Rama për sulmet e vazhdueshme ndaj medias gjatë krizës së koronavirusit.

RSF dha shembuj të sulmeve të ndryshëm ndaj gazetarëve, punonjësve të mediave dhe lirisë së shprehjes gjatë pandemisë. Ndër deklaratat kryesore të liderëve që cenojnë lirinë e medias, u përmend mesazhi audio i regjistruar i Ramës.

Në fillim të krizës COVID-19 në Shqipëri, Edi Rama përdori kompaninë Vodafone Albania për të vendosur një mesazh të regjistruar paraprakisht në celularin e të gjithëve. Mesazhi dëgjohej para se të bëhej ndonjë telefonatë dalëse. Në të, Rama këshillonte qytetarët të ruajnë higjenën dhe të mbroheshin nga media.

Po sot, u publikua drafti i amendamenteve për ndryshimet në Kodin Penal për shkak të situatës nga COVID-19. Maxhoranca propozon që mosbindja ndaj rregullave të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë muaj.

Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Ndërkaq parashikohet deri në 5 vite burg për ato biznese që thyejnë urdhrat.

Pra, nëse thyen karantinën policia nuk mjaftohet vetëm gjobë por mund të dënohesh edhe deri 10 vite burg. Ndërkaq nëse thyen karantinën e infekton të tjerë, parashikohet 3 deri në 10 vite burg. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ana 10/04/2020 04:19

U ka ardh dita ne favor per te bere cfare te duan

Shto koment

Denonco