Ish-futbollisti i njohur rrëfen 7 ditët në Infektiv/ 'Ishte një tmerr i vërtetë, nuk kishte as sapun'

Ish-futbollisti i njohur rrëfen 7 ditët në Infektiv/ 'Ishte një tmerr i vërtetë, nuk kishte as sapun'

20:22, 09/04/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për Abc News me Mirela Milorin, ish-futbollisti Florian Riza, njëherësh zyrtar i FSHF foli për situatën e tij pasi u infektua me Covid-19.

Ndërkohë ai ka denoncuar edhe kushtet në spitalin Infektiv, që sipas tij ishin të tmerrshme.

Por pa shkuar ende në spital, ish-futbollisti flet edhe për papërgjegjshmërinë e urgjencës, që nuk u përgjigjet mejëherë të sëmurëve.

“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, shprehet Riza mes të tjerash.

Pjesë nga intervista:

Kur u ekzaminove me Covid 19?

Unë u ekzaminova shumë vonë por nga data 10 mars deri  21 mars kam qenë në shtëpi me temperaturë të lartë.

Me 10 mars ke pas shenjat e para?

38 deri në 39 kisha temperaturë dhe ethe dhe nuk e kuptova, por duke qene se ishte një stinë virale nuk u shqetësova. Me kalimin e ditëve kur u bë dhe problematike temperatura e lartë dhe nga konsultat me njerëzit e afërm më thanë që të merrje 127 në telefon dhe u informova se duhet të vijoja të isha në shtëpi pasi ishte thjesht një virozë stinore dhe nga këshillat e tyre më thoshin rri se është normale.

Dhe sa ditë qëndrove pas telefonatës me 127?

Vijova dhe tre, katër ditë të tjera më pas telefonova sërish 127 për të kërkuar ndihmë se çfarë po ndodhte, pastaj u detyrova që të shqetësoja doktorin që pas kontaktit me të ai më dha një antibiotik për të parë si do më reagonte trupi dhe temperatura vijojë sërish e lartë dhe me 21 mars vendosa që të iki për të parë se çfarë infeksioni mund të kisha në trup. Në momentin që jam paraqitur në spital nuk kam pasur temperaturë por pas skanerit kam parë se kisha një inflamacion.

Unë jam ish futbollist dhe kam mentalitetin që nuk duhet të dorëzohet dhe një nga arsyet është se unë nuk dorëzohem. Ditën që shkova në spital nuk kisha asnjë shqetësim pasi unë e di trupin tim. Më tepër e gjithë historia është se 127 nuk ju vjen në ndihmë njerëzve pasi një temperaturë prej 11 ditësh me një temperaturë 39 është e vështirë që të përballohet.

A të bënë një pyetësor?

Më bënë një test që unë i plotësoja kushtet, por që faktori që ata nuk e morën parasysh ishte mosha dhe fakti që unë isha i vetëm në shtëpi dhe nuk kisha kë të infektoja. Unë kam qenë jashtë shtetit dhe kam pas aktivitete. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm pasi unë nuk kam pas dijeni se isha i prekur. Unë mund të kem qenë një person që mund të kem infektuar pa e ditur.

Si ishte java në spital?

Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920.

Po flasim për kushtet pasi për personelin mjeksor është ndryshe?

Absolutisht pasi doktor Janaqi dhe doktoreshë Esmeralda kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yyyyyyu09/04/2020 21:38

Kalova lumin te dhjefsha kalin... Paskan bo gabim qe te sheruan

Shto koment

Denonco