Jo vetëm Italia/ Edhe Madagaskari në këmbë: Duam Edi Ramën kryemadagaskarist

Jo vetëm Italia/ Edhe Madagaskari në këmbë: Duam Edi Ramën kryemadagaskarist

17:10, 09/04/2020
A+ Aa A-

Vazhdojnë ofertat në adresë të kryeministrit Edi Rama pas sondazhit në Report TV.

Pas interesimit të madh që treguan italianët, britanikët dhe amerikanët për ta patur si liderin e tyre në të ardhmen, së fundmi një tjetër ofertë vjen nga një ishull i largët, nga Madagaskari.

Lajmin e jep aktori i humorit Julian Deda përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas aktorit, lajmi është përhapur me shpejtësi në ishull çka ka mbyllur prej 4 ditësh në shtëpi kryeministrin aktual Christuan Louis Ntsay, raporton Syri.net.

"Jo vetëm italianët. Flitet se sipas një sondazhi të bërë së fundmi në Madagaskar, rezulton se 73% e madagaskaristëve duan Edi Ramën si liderin e tyre. Ata kanë shprehur dëshirën që Edi të shpërngulet në ishull dhe të emërohet menjëherë si kryemadagaskarist. Kjo e ka mërzitur pa masë kryeministrin aktual Christuan Louis Ntsay, i cili ka 4 ditë që nuk del nga shtëpia", shkruan Deda në postimin e tij.

Image

Sipas sondazhit të publikuar pak ditë më parë në Report TV, 

62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama si lider politik. rama mban vendin e dyte, pas kryeministrit Conte me një diferencë shumë të vogël prej 4.5%.

Ndërkohë, nuk duhet harruar edhe fakti tjetër që, kryeministri ynë ka lënë pas edhe emra të tjerë të njohur të politikës botërore si: Putin, Macron apo Berlusconi.../A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

servet09/04/2020 21:48

Tani e kuptova pse e kishin hedhur italianet kryeministrin ne gjygj sepse duan Ramen.Si s'me shkoi ne mend perpara!

Arti09/04/2020 18:46

Kur doemarrin tefestojn te majt e djafh sebashku.

Elvi 09/04/2020 17:34

Shqiptaret po e trgojne veten qe jan populli me vkars ne glob, behu ca te duash dhe nuk bejne asgje

Shto koment

Denonco