Statistika kriminale kundër testimit e Edvin Xhahil Mashtrimit!

Statistika kriminale kundër testimit e Edvin Xhahil Mashtrimit!

14:00, 09/04/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Edvin Xhahil Surreli, kryepidemiologu i Republikës së Surrelit, për të hedhur poshtë vlerën e testimit të gjerë dhe mbrojtur direktivën e tij kriminale politike të testimit të kufizuar (me qëllim zvogëlimin artificial të përmasave të epidemisë), thotë se nuk lejojmë testet nga privatët, sepse laboratorët e tyre nuk janë të çertifikuar nga OBSH dhe - për suksesin e Koresë së Jugut në uljen e vdekshmërisë nëpërmjet testimit -  tha se Lombardia ka bërë 12 mijë testime për 1 milion banorë kurse Koreja e Jugut ka bërë vetëm 4100 testime për 1 milion banorë, kështu  që testimi nuk ka ulur vdekshmërinë!

Mashtrime banale të paskrupullta!

Mashtrimi i parë:

Asnjë laborator në botë për të bërë analizat, absolutisht nuk çertifikohet nga OBSH. Ky është një trillim i shpëlarë që synon vetëm e vetëm për të kontrolluar dhe manipuluar çdo test dhe rezultat të tij dhe për t’i dhënë së shpejti testet me PPP, besnikut murator të partisë.

Mashtrimi i dytë:

1 - Koreja e Jugut ka bërë, jo 4450, por 9310 testime për 1 milion banorë.
2 - Italia ka bërë 75 5445 teste për 135 586 të infektuar. Ajo ka bërë vetëm:
3 - 5,7 teste për 1 të infektuar kurse,
4 - Koreja e Jugut ka bërë 477 304 për 10 348 të infektuar, pra Koreja e Jugut ka bërë:
5 - 46 teste për 1 të infektuar.

Dallimi është si dita me natën:

1 - Koreja e Jugut, 46 testime për 1 person të infektuar, tregon se ka bërë testim të gjerë depistues. Kurse,
2 - Italia me vetëm 5,7 testime për person të infektuar, ka bërë testim vetëm diagnostikues. Atë që po bën sot Shqipëria.

Rezultati:

1 - Numri i të infektuarëve në Itali, 13 herë më i madh se sa në Korenë e Jugut.
2 - Vdekshmëria në Itali me 17 127 të vdekur është 12,63%
3-Vdekshmeria ne Korene e Jugut eshte 1,9%

Ju ftoj të ndiqni videon e mëposhtme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirgen09/04/2020 14:55

Sopiqot katunari na vlereson nivel kulturor te Sali Berishes... Cudi e modhe. Vete nuk shkruan dot as 3 fjali pa gabime dhe i duket vetja i zgjuar. MERU ME PERMBAJTJEN O KATUNAR SE PO FLET PER JETET TONA, MOS NA FOL SI TIFOZ SE SPO LUAJME FUTBOLL

sopiqoti09/04/2020 14:39

BROCKOLLITJA e Sali Berishes nuk ka te sosur. Leri llafollogjite dhe me qe mbahesh i shum i mencur VISH bluzen e mjekut dhe sho ne frontin e pare. Nga fjalori i rrugacerise qe perdor nuket qe ke nivel te ulet kulturor se nga coban te solli i "ndjeri" per te te bere mjeek se i duhej Tropojes nje mjek.

Shto koment

Denonco