Kriza/ BB: Shqipëria do të humbasë 1,4% të PBB në vitin 2020

Kriza/ BB: Shqipëria do të humbasë 1,4% të PBB në vitin 2020

13:17, 09/04/2020
A+ Aa A-

Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, thuhet në raportin e pranverës të publikuar nga Banka Botërore në lidhje me vendet e Europës dhe Azisë Qendrore. Shkak për këtë do të bëhen ndalimi i udhëtimeve si dhe masat e marra për parandalimin e përhapjesë së koronavirsuit në vend.

“Covid ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjere jo të tregëtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizimi dhe trasporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.

Banka Botërore thotë se nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e  dytë, ekonomia pritet të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit.

“Rindërtimi por edhe rimëkëmbja e turizmit mund ti japin një shtysë të fortë aktivitetit ekonomik të vendit”.

Borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, si dhe deficiti do të rritet në 3,9 për qind të PBB, si pasojë e të ardhurave të pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.

Edhe varfëria pritet të rritet me 0.4 për qind, por gjithcka varet nga kohëzgjatja e masave kundër covid, pasojat në punësim dhe në të ardhura./MONITOR

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gazmend SHAROFI11/04/2020 21:26

Bashkimi Europian eshte nje bashkim vlerash, cfaredo qofshin ato kulturore, politike, ekonomike dhe ne fillim te viteve 2000 arriti te rrise potencialin e vet ekonomik aq sa edhe Amerikanet filluan ta shohin me zili dhe filluan te organizojne politika per ta dobesuar ate qe u konkretizuan me Brexit. Edhe Shtetet e Bashkuara nuk u bene ne disa dekada keto qe jane tani. Soros eshte sa amerikan aq edhe europian dhe me pasurine e tij ka rritur influencen ne politiken europiane por edhe amerikane. Ne gjithe analizen tuaj ka vetem nje te vertete dhe kjo eshte deshira per te shperbere europen. Une besoj se kjo gje nuk do ndodhe per aq kohe sa Europa do te dije te ruaje balancat gjeo politike & ekonomike me SHBA pa kerkuar qe Rusia dhe Turqia te behen pjese e saj.

Shqiptari09/04/2020 13:37

BASHKIMI EVROPIAN E KA NISUR DEGRADIMIN, I CILI PO CON DREJT SHPERBERJES SE SIGURTE, QE KUR NISI ZGJERIMIN E VET VETEM MBI BAZA DHE KRITERE POLITIKE DHE JO EKONOMIKE. BASHKIMI EVROPIAN U KRIJUA SI NJE BASHKIM EKONOMIK DHE JO POLITIK. KRITERET KRYESORE TE ANTARESIMIT NE BE ISHIN KRITERET EKONOMIKE, NIVELI EKONOMIK DHE INDUSTRIAL I CDO VENDI KANDIDAT DHE NIVELI I DEMOKRACISE DHE FUNKSIONIMIT TE SHTETIT LIGJOR! DERI NE 1990 BE ISHTE NJE ETALON I PERKRYER PER VENDET ISH-KOMUNISTE TE DALA NGA REGJIME DIKTATORIALE APO NGA EKONOMI TE CENTRALIZUARA E TE VARFERA, DHE TA PRAPAMBETURA TEKNOLOGJIKISHT. PAS VITIT 1990 BE I SHKELI APO I HOQI KRITERET BAZE MBI TE CILAT ISHTE KRIJUAR DHE JA KU ESHTE KATANDISUR SOT: NJE BE MJAFT E DOBET EKONOMIKISHT DHE PA AUTORITETIN E DIKURSHEM NDERKOMBETAR! BE ESHTE SHNDERRUAR NE NJE AZILE PLEQSH, KU XHORXH SOROS KA NJE AUTORITET DHE NDIKIM TE PADISKUTUESHEM NE CDO VENDIMMARRJE TE PARLAMENTIT EVROPIAN, KU SHUMICA JANE USHTARET E SPONZORIZUAR PREJ TIJ!! BE NUK ESHTE NJE SHOQERI E HAPUR DEMOKRATIKE POR NJE SHOQERI E SHQYER QE KA PRANUAR E PO PRANON NE GJIRIN E SAJ EDHE REGJIME TOTALITARE DHE JO-DEMOKRATIKE! SOT SHTETET E VJETRA TE BE PO E VUAJNE ME SHUME KETE! SHUME SHTETE ANTARE, SIDOMOS SHTETET NORDIKE DHE FRANCA JANE GATI TE NDJEKIN RRUGEN E BRITANISE SE MADHE!

Shto koment

Denonco