'Mijëra shqiptarë janë të papunë'/ PD denoncon: Bizneseve po u refuzohet pagesa e luftës. Qeveria t’i japë fund diskriminimit

'Mijëra shqiptarë janë të papunë'/ PD denoncon: Bizneseve po u refuzohet pagesa e luftës. Qeveria t’i japë fund diskriminimit

12:29, 09/04/2020
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Prej disa ditësh, shumë prej bizneseve që kanë aplikuar për fondin që ka vendosur qeveria për ekonominë kanë treguar se si po skualifikohen pa të drejtë nga marrja e pagesës. Në PD kanë ardhur me qindra ankesa dhe denoncime për trajtim të padrejtë dhe refuzim të pagesës nga qeveria që ka vendosur fonde të pamjaftueshme për numrin e të vetëpunësuarve dhe bizneseve në nevojë. Ata thonë se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Fatkeqësisht kanë të drejtë. Në VKM-në e miratuar specifikohej se përfitonin të gjithë bizneset e vogla të mbyllura në bazë të listëpagesave deri në janar 2020. Qeveria e vonoi një muaj të VKM-në ndërsa bizneset janë detyruar të ndërpresin kontratat për mijëra punëtorë.

Rezultati sot është tragjik. Mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura ndërsa qeveria vazhdon të furnizojë PPP-të me milionat e zakonshëm sikur asgjë mos të ketë ndodhur.

    Akoma më keq, qeveria po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve. Sot mijëra biznese e punonjës janë duke u përjashtuar padrejtësisht nga mbështetja!

    I gjithë buxheti i shtetit dhe çdo burim duhet të jetë në dispozicion të shëndetësisë, të ndihmës sociale dhe të ekonomisë.

    Diskriminimi për bukën e gojës është i pafalshëm, kushton jetë dhe shëndet.

    Qeveria duhet urgjentisht t’i japë fund  diskriminimit të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë për të mbrojtur favoret dhe paratë e oligarkëve.

    Të gjithë ata që kanë mbetur pa pune dhe pa të ardhura duhet të marrin mbështetjen minimale për ekzistencë. Dhe për këtë mjafton që kryeministri të zgjedhë 3 milionë shqiptarë përpara 10 oligarkëve.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco