‘Rama kundër ekspertëve’, Vasili nxjerr apelin e specialistes: A mban përgjegjësi kryeministri…

‘Rama kundër ekspertëve’, Vasili nxjerr apelin e specialistes: A mban përgjegjësi kryeministri…

11:45, 09/04/2020
A+ Aa A-

Duke iu kthyer edhe njëherë debatit të madh të përdorimit të maskave, si një nga masat mbrojtëse kundër koronavirusit, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan sot se “Rama është qartësisht kundër ekspertëve”. 

Me një shenim në faqen e tij në Facebook, teksa poston një shkrim te publikuar në media, të alarmit të dhënë nga shefja e Departamentit të Epidemiologjise në ISHP, Silva Bino, për domosdoshmerinë e mbajtjes së masakave, pasi virusi qëndron në ajër, Vasili ka pyetje direkte për kryeministrin: Po përgjegjesi për jetën e rrezikuar të njerëzve a mban Edi Rama për ato që thotë?

Postimi i plotë Vasilit

Edi Rama: “MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE”.

EDI RAMA pra eshte qartesisht kunder eksperteve per maskat.

Cfare eshte Edi Rama ekspert?

Po pergjegjesi per jeten e rrezikuar te njerezve a mban Edi Rama per ato qe thote?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco