Kur do hapen linjat ajrore?/ Rama zgjeron edhe pagat e 'luftës': Përfitojnë taksistët, rrobaqepës .....

Kur do hapen linjat ajrore?/ Rama zgjeron edhe pagat e 'luftës': Përfitojnë taksistët, rrobaqepës .....

20:46, 08/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi se linjat ajrore që lidhin Shqipërinë me vendet e tjera të botës do të hapen kur të kalojë kjo situatë e krijuar për shkak të COVID-19.

Në një komunikim me qytetarët përmes FB, teksa iu është përgjigjur pyetjeve të tyre, ai tha se sot mund të kishim një situatë më të keqe, duke numëruar viktimat.

“Linjat ajrore do të hapen atëherë kur kjo situatë të kalojë. Situatë më të qetë se kaq në kushte lufte, pasi është e qetë në kuptimin me raportin me armikun dhe jo me veten, s’mund të kishte. Sot mund të ishim duke numëruar qindra e mijëra të vdekur. Dhe ju thoni se kur do të jemi në situatë të qetë.”, tha ai.

Po ashtu Rama ka përcaktuar edhe kategoritë që do të përfitojnë pagat e luftës, që janë rrobaqepësit, taksistët, shoferët e transportit urban dhe ndërurban, apo dhe mekanikët në servise. 

“Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Psh rrobaqepësi të vogla, servis makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, etje…

taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar.”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco