Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Duma: Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama falsifikim, strategji malinje

Duma: Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama falsifikim, strategji malinje

19:03, 08/04/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate Grida Duma i ka cilësuar në një shënim në facebook shifrat e publikuara sot nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin, si falsifikim dhe nuk është ngatërresë por strategji malinje.
Sipas saj duhet me forcë t’i vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën.

'Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij.
Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd.
Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël.

Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet ne forcë të bëjmë transparencë!
Duhet me forcë dhe domosdoshmëri t’i vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco