Në situatë të rënduar shëndetësore/ Deputeti nga reanimacioni: Nuk jam në gjendje të ...

Në situatë të rënduar shëndetësore/ Deputeti nga reanimacioni: Nuk jam në gjendje të ...

18:50, 08/04/2020
A+ Aa A-

Mësohen detaje të reja për gjendjen shëndetësore të deputetit 57-vjeçar, Adriatik Alimadhi ku gjatë një komunikimi më Fax News ka treguar se që prej 31 Marsit ndodhet në terapi me oksigjen pasi e ka të vështirësuar frymëmarrjen.

'Jam i pamundur të flas, ndodhem në oksigjen', ka thënë Alimadhi i cili ndodhet prej disa ditësh në Sanatorium në Tiranë që prej përkeqësimit të situatës së tij shëndetësore pasi është konstatuar me koronavirus.

Deputeti vuan nga hapatiti kronik  ndërsa infeksionin me COVID-19 e ka mësuar që prej 24 Marsit.

Deputeti 57-vjeçar tregoi se ka shfaqur probleme shëndetësore prej datës 24 mars ku nga urgjenca e kanë transportuar me ambulancë tek Sanatoriumi dhe ka mësuar që kishte probleme me mushkëritë, përmes skanerit që i bënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco