Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Shqipëria pa tamponë për teste/ Zbulohet letra e nisur me urgjencë për në ...

Shqipëria pa tamponë për teste/ Zbulohet letra e nisur me urgjencë për në ...

18:28, 08/04/2020
A+ Aa A-

Shqipëria nuk ka tamponë për të bërë teste për sëmundjen e Covid-19.

Akuzat e deritanishme të opozitës, që qeveria e Edi Ramës nuk kishte marrë asnjë masë paraprake për pandeminë, po vërtetohen çdo ditë që kalon.

E një fakt vendimtar në pagadishmërinë e qeverisë Rama është edhe një letër që u është nisur me urgjencë ambasadave shqiptare nëpër botë.

SYRI.net ka siguruar dhe letrën e nisur në drejtim të ambasadave.

Pershendetje kolege.

Uroj qe te jeni mire familjarisht. Ju percjell dy porosi te ministrit ne detyre z. Cakaj.

1. Te paraqisni sa me shpejte prane autoriteteve respektive kerkesen per te na asistuar me teste per COVID -19.

2. Te na percillni nje informacion (brenda dites se sotme) per asistencen e ofruar deri tani nga shtetet qe mbuloni (lloji, sasia etj. nese ka) per te perballuar situaten e emergjences.

Infot te mi percillnia mua me email dhe ne adresen Xhulia.Karaj@mfa.gov.al.

Ju faleminderit dhe nbetemi ne kontakt.

Siç duket edhe nga letra e nisur, qeveri Rama kërkon me urgjencë që të furnizohet me tamponë për të testuar qytetarët,

Asnjë plan nuk ka qeveria Rama, por ecën me vendim kuturu dhe me izolimin e njerëzve, që po çon edhe në shkatërrimin e asaj pak ekonomie që deri më tani kishin shqiptarët.

Nëse do të ishin marrë masat, do të bëhej një testim i përgjithshëm edhe masat e marra do të ishin më të buta, pasi do të evidentoheshin njerëzit e infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco