Kadia: Rama politika gjysmake me biznesin, duhet të ishin dëgjuar grupet e interesit

Kadia: Rama politika gjysmake me biznesin, duhet të ishin dëgjuar grupet e interesit

18:06, 08/04/2020

Eksperti i ekonomisë Besart Kadia, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24” deklaroi se situata nga koronavirusi ka bërë që të jemi në kushtet e mbylljes totale të ekonomisë.\

“Masat duhet të jenë të përshtatura sipas specifikavce të cdo shteti. Struktura e shtetit shqiptar ka tjetër strukturë ekonomike. Jemi në kushtet e mbylljes totale të ekonomisë. Është përkufizim politik se jemi në kohë lufte. Nuk mendoj se jemi në një kohë lufte. T’ju kërkosh bizneseve që të marrin kredi që të paguajnë punëtorët, është problem. Biznesit t’i shtyhet tatimi për tre muaj. Garancia sovrane iu heq riskun bankave, shteti del garant”, tha Kadia.

Besart Kadia u shpreh se politikat qeveritare janë gjysmake, ndërsa shtoi se duhet të dëgjoheshin grupet e interesit.
“Masat e marra njëherë janë të vona. Nga ana tjetër, këto janë si kredi normale. Ka paqartësi të madhe, sespe nuk dimë sesa efekte do ketë, sa do të zgjasë situata etj. Struktura e ekonomisë shqiptare nuk është shumë eksportuese. Shumica e bizneseve shqiptare bëjnë punë pa para për 3 muaj e pastaj marrin paratë. Të gjithë bizneset në Shqipëri kanë lidhje në mënyrë zinxhir.

Duhet një takim me të gjithë përfaqësitë e biznesit dhe jo të bëhet politikë, duke marrë vendime që jane të njëanshme, pa u dëgjuar grupet e interesit. Duhet që kryeministri të bëjë mbledhje me grupet e interesit. Kjo është politikë gjysmake, e vështirë të aksesohet. Normat e interesit duhet të ishin hequr nga shteti”, u shpreh Kadia.
Më tej, Kadia vlerësoi se recensioni ekonomik tashmë është global dhe jo vetëm fenomen shqiptar, pasi po pësojnë rënie të ekonomisë edhe SHBA-të, Gjermania, Franca e Italia.

“Recensioni është global tashmë. Po ka rënie të ekonomisë amerikane, angleze, italiane. Serbia ka bërë politika reale të mira të taksave. Gjithashtu ka bërë pagesë direkte me 100 euro për cdo person mbi 18 vjec. Kështu që shteti duhet të shikojë mirë politikat. Në tërësi, të gjitha ekonomitë janë ekspozuar. Pasiguritë janë tëë mëdha. Shteti shqiptar ka bërë dicka, por nuk është në tërësi lehtësuese për cdo biznes. Shumë koncesione mund të shtyhen në kohë. Qeveria duhet të mendojë në mënyrë afatgjatë”, tha Kadia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco