Propozimet e DHAT për biznesin e madh/ Basha: Rama të rialokojë fondet në buxhet për PPP-të

Propozimet e DHAT për biznesin e madh/ Basha: Rama të rialokojë fondet në buxhet për PPP-të

17:42, 08/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike i ka cilësuar si të drejta shqetësimet dhe propozimet e Dhomës së Tregtisë Amerikane, ku i ka kërkuar qeverisë mbështetje më të madhe për biznesin e madh.

Basha shkruan se 'Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.' 

'Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë.
Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike. 

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës.
Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco