Gati 1.5 mln euro të tjera për ‘Farma Net’. Bileta ‘fituese’, antihelmi kundër gjarprit

Gati 1.5 mln euro të tjera për ‘Farma Net’. Bileta ‘fituese’, antihelmi kundër gjarprit

16:09, 08/04/2020
A+ Aa A-

Nga BoldNews.al

Kompania farmaceutike ‘Farma Net Albania’ duket se është paracaktuar të fitojë një tender me vlerë 1.5 milionë euro, i cili është shpallur vetëm një ditë pasi Qeveria Shqiptare kishte nënshkruar një tjetër kontratë me këtë subjekt tregtar, me vlerë 3 milionë euro, në bazë të një procedure pa konkurim.

0Në 18 Mars 2020, Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një procedure të drejtëpërdrejtë, akordoi fondin prej rreth 3.5 miliardë lekë (të vjetra) për bashkimin e operatorëve ‘Farma Net Albania’ dhe ‘Euromed’, me objekt furnizimin me maska mbrojtëse për mjekët e angazhuar në përballimin e pandemisë COVID-19.

Një ditë më pas, në 19 Mars 2020, Operatori Qendror i Kujdesit Shëndetësor, e drejtuar me komandim nga Mirela Cami, një strukturë varësie e Ministrisë së Shëndetësisë, shpall tenderin për ‘blerje medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore për qendrat shëndetësore të Shqipërisë, për periudhën 2020-2021-Marrëveshje Kuadër’.

Vlera e këtij tenderi përllogaritet në rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH (rreth 1.5 milionë euro) dhe afati i mbylljes së procedurës është 16 Prilli.

Si shkon tenderi tek ‘Farma Net Albania’

Disa të dhëna, të siguruara nga ‘Boldnews.al’, ngrenë dyshime të forta për paracaktimin e fituesit në këtë tender, duke rritur mundësitë që kjo procedurë të shndërrohet në objekt hetimi të prokurorisë speciale-SPAK.

 ‘Orientimi’ i tenderit drejt kompanisë ‘Farma Net Albania’ duket se po realizohet nëpërmjet dy trukeve në dukje të vogla.

Image

Truku i parë

‘Gjarpri’ shpall fituesin 1.5 mln euro

Operatori Qendror i Kujdesit Shëndetësor, i drejtuar nga Mirela Cami, nëpërmjet tenderit 1.5 milionë euro, synon të sigurojë furnizim me një larmishmëri barnash dhe materialesh mjekësore të gjitha qendra shëndetësore në vend.

Në listën me 54 artikuj bie në sy ai me numrin 17, i cili, si edhe të gjithë artikujt e tjerë,  është i detyrueshëm të paraqitet për të fituar tenderin.

Në listën e hartuar nga Autoriteti Kontraktor është përfshirë medikamenti kundër pickimit nga gjarpri dhe ky bar, i quajtur ‘Viper venom antiserum’, gjendet në flakon qelqi dhe është i prodhuar disa dekada më parë në Serbi.

Image

Pikërisht, ky lloj ilaçi, i kërkuar specifikisht nga Operatori Qendror i Kujdesit Shëndetësor, duket se është ‘bileta fituese’ e kompanisë ‘Farma Net Albania’ në tenderin 1.5 milionë euro, i cili pritet të shpallë rezultatet në datën 16 Prill 2020.

Ky medikament, me këtë emërtim, vjen në Shqipëri vetëm nëpërmjet kompanisë ‘Farma Net Albania’ dhe është prodhim Serb.

Kompania Farma Net Albania e ka paraqitur këtë produkt edhe në një tender të zhvilluar vitin e kaluar në Shqipëri, duke pasur ekskluzivitetin e tij.

Por, serum kundër pickimit nga gjarpri, prodhohet edhe në vendet e Bashkimit Europian, si në Kroaci, Bullgari e Gjermani. Ndërkohë që Autoriteti kontraktues e përjashton blerjen e të singjashmëve të tij, të cilët, me shumë mundësi, janë edhe më cilësorë.

Image

Kjo sjellje e Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor shkel, ndër të tjera, edhe Marrëveshjet që Shqipëria ka nënshkruar me Bashkimin Europian, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Aq i madh është ky truk në favor të ‘Farma Net Albania’, sa, në specifikimet teknike të tenderit, për këtë produkt është theksuar: ‘Të jetë i prodhuar në vendet e Ballkanit, dhe të ketë marrë autorizim për tregëti në vendin e tij’.

Pra, më thjeshtë, ndryshe nga specifikimet e barnave të tjera, ku thuhet të jenë prodhuar në BE, Kanada dhe SHBA, ky bar kërkohet specifikisht nga vendet e Ballkanit, në këtë rast nga Serbia.

Pra, falë posedimit të këtij medikamenti, jo shumë i rëndësishëm krahasuar me morinë e objekteve të tjera të kërkuara nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor, e shndërron ‘Farma Net Albania’ në fituesin potencial të tenderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco