Denoncimi i PD: Ministria e Drejtësisë tender sekret për materiale mjekësore, fituesi i paracaktuar

Denoncimi i PD: Ministria e Drejtësisë tender sekret për materiale mjekësore, fituesi i paracaktuar

15:51, 08/04/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar një tjetër tender korruptiv të qeverisë Rama në këtë kohë pandemie kur paratë duhet të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë.

Pas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë është Ministria e Drejtësisë që ka bërë tender për materiale mjekësore anticovid, edhe këtë herë në formë sekrete! Fituesi sipas PD është gjithnjë i paracaktuar dhe këtë herë është kompania “FEDOS” shpk.

Denoncimi i plotë
Zgjerohet infektimi i qeverisë nga virusi i vjedhjes me tendera "sekretë", Enkelejd Alibeaj denoncon tjetër rast: Pas 4 tenderave sekretë të Ministrisë së Shendetësisë, edhe Ministria e Drejtësisë tenderon paisje anti-COVID pa asnjë tranaparencë

Virusi i vjedhjes me tendera “sekrete” është përhapur masivisht në qeverinë shqiptare. Pas Ministrisë së Shëndetësisë edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë tender për materiale mjekësore anticovid. Me urgjencë, me shpejtësi dhe sigurisht, sekret! Fituesi, gjithnjë i paracaktuar! Kompania “FEDOS” shpk është “fituesja” dhe përfituesja e parave të shqiptarëve, që nuk dihet si janë  harxhuar. 

Tenderat e klasifikuar sekret i kanë mbyllur gojën qeverisë! Asnjë pipëtimë se ku shkuan 1.5 milionë euro të ushqimit të shqiptarëve. Asnjë shpjegim pse u bënë sekrete 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë. Ligji detyron qeverinë të bëjë transparencë dhe të mos bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve.
 
Sa para nga të shqiptarëve ka harxhuar në mënyrë sekrete? A ka abuzuar me këto para? A ka favorizuar ndonjë klient? 

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u duhet të ulërijnë për zbatimin e ligjit. Shqiptarët i paguajnë për të gjetur padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet dhe për t’i ndëshkuar ato.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco