Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Pandemia, ambasadorja Kim telefonon kryebashkiaken e Shkodrës, Ademi tregon detajet

Pandemia, ambasadorja Kim telefonon kryebashkiaken e Shkodrës, Ademi tregon detajet

14:33, 08/04/2020
A+ Aa A-

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka pasur një bashkëbisedim sot me Ambasadoren amerikane Yuri Kim, me të cilën ka biseduar lidhur me situatën e krijuar në vend prej pandemisë së koronavirusit dhe  në veçanti problemet që u hasën në Shkodër.

Ademi tregon në Fb hollësi të këtij bahskëbisedimi me videokamera:

“Dua të falenderoj Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Zonjën Yuri Kim, me të cilën pata kënaqësinë të komunikoj sot nga Shkodra.

E falënderova për interesimin dhe mbështetjen e treguar në vazhdimësi për Shkodrën, nga ajo personalisht, por edhe nga Ambasada Amerikane, edhe në këto ditë jo të lehta që po kalojmë.

Gjatë bisedës, informova Ambasadoren lidhur me përballimin e situatës në Bashkinë e Shkodrës, masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit, për mbështetjen e individëve dhe familjeve në nevojë, për bashkëpunimin dhe punën e Bashkisë Shkodër me institucionet dhe qytetarët, me organizatat e shoqërisë civile dhe biznesin.

Bashkia e Shkodrës do të bëjë çdo gjë, duke vënë të gjithë kapacitetet e mundësitë e saja, për të kaluar me sa më pak pasoja përballjen me COVID19, për të ndihmuar çdo ditë në vazhdimësi, duke shkuar tek secila familje!

Unë e besoj, dhe e sigurova Ambasadoren, se Shkodra dhe shkodranët, me qytetarinë, karakterin, me solidaritetin në ditë të vështira dhe bashkëpunimin që i karakterizon do ta përballojnë këtë sfidë. Kjo është e mundur! Nëse qëndrojmë në shtëpi dhe mbajmë higjienën personale.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco