Shpërthen shkrimtarja e njohur: Çfarë i kemi bërë Tiranës...

Shpërthen shkrimtarja e njohur: Çfarë i kemi bërë Tiranës...

14:18, 08/04/2020
A+ Aa A-

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka tregon qasjen e ndryshme mes menaxhimit të situatës në Shqipëri dhe në Holandë në këtë kohë pandemie COVID-19. Ajo aktualisht po jeton atje dhe në një bisedë në skype me emisionin “Tempora” bën një paralelizëm mes dy botëve.

Flutura Açka: "Në Holandë, del kryeministri i qeverisë një herë në javë, jo çdo sekondë,  e thotë për masat që janë vendosur në kolegjialitet, Ushtria është përdorur vetëm 5 minuta. Ushtria u vendos në shërbim të jetëve, jo në rolin e gogolit, për të trembur qytetarët. Pamja që pashë me makina ushtarake e tanke në Tiranë është absurde".

Nuk mund të lërë pa shprehur brengën kur sheh Tiranën sot nëpër rrugët e së cilës po patrullojnë tanke e makina të rënda ushtarake.

Flutura Açka: “Tirana, qyteti im i dashur dhe i yti është i pajetueshëm.  Këtu rreth meje ka 10 parqe të vegjël ku unë mund të dal e të marr frymë si njeri. Pallatet kanë largësi të mjaftueshme, po ne çfarë i kemi bërë Tiranës? Kjo është çështja më e madhe. Përse ne kemi bërë atë Tiranë që sot detyrohemi të nxjerrim tanke”.

Tërheq vëmendjen tek fjalori që përdoret në një kohë kaq të trishtueshme

Flutura Açka: “Ka njerëz që janë një muaj në Shqipëri të mbyllur, fëmijë e të moshuar që vuajnë nga sëmundje dhe që kanë nevojë për pak ajër. Në këto kushte izolimi ,por dhe varfërie, t'i dominosh me të tillë fjalor, si ndëshkime, burg, gjobë nuk është e drejtë. Kjo atmosferë nuk ekziston  në Holandë. Kryeministri, ministrat dhe qeveria ndihen në shërbim të njerëzve. Qeveria fton për bashkëpunim, nuk detyron”, tregon shkrimtarja shqiptare Flutura Açka ndërsa nënvizon se problemin akut, gratë e dhunuara.

“Ne nuk dimë sa gra na dhunohen brenda katër mureve. Gjuha duhet të jetë shumë e matur për çdo qytetar, sado i pabindur të jetë, i paedukuar, duhet të gjendet konsensus jo fyes..jo fjalor i ngarkuar..është e tepruar.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana08/04/2020 18:13

Mjaft me keta pseudo qytetare " te europianizuar " , te cileve ju " dhimbset " Tirana e betonizuar deri ne dhembe , e tash se fundi po na japin mend neper ekrane pasi iken nga syte kembet , prej kesaj Shqipnie te bukur te Gjergj Fishtes e Naim Frasherit .

I deleguari08/04/2020 16:25

Të lumte Flutura Acka! Na i fute ne dhe cave ferren per vete! Ky monster ja kish bere mutin Tiranes edhe kur zotrote i thurje tamtame ! Sa per kujtese, “komuna e Parisit” duhet të ishte prove e mjaftueshme edhe per ju, pavaresisht nqse esht apo s’eshte bukur ne Olande!

N08/04/2020 16:21

Ne qeverisemi nga nje injorant qe nuk ka haberin e shtetit, kryeminister qe nuk e dine buxhetin e vendit qe qeveris ne e ekonomi piktori nuk ka haber e vetmja pune qe dine te beje eshte gazetar i keq per te shpifur per kundershtarin e per te bere shou.Cdo budallallek te tij mediat e blera e paraqesin si trendi.Gazetar te shquar jane shite tek ai duke i bere nje dem te madh vendit.

Shto koment

Denonco