Manastirliu: Shërohen 5 mjeke dhe infermierë të prekur nga COVID-19

Manastirliu: Shërohen 5 mjeke dhe infermierë të prekur nga COVID-19

12:51, 08/04/2020
A+ Aa A-

Shkon në 27 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues. Në total deri tani janë shëruar 27 personel shëndetësor. 

Postimi i Ministres Manastirliu:

Lajm i mirë

Edhe 5 të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit.
1 mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP

Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga #COVID19

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #Covid19

#FORCA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco