'Tre ditë pa bukë në Kakavijë': Berisha me dëshmi tronditëse akuzon Ramën për barbari

'Tre ditë pa bukë në Kakavijë': Berisha me dëshmi tronditëse akuzon Ramën për barbari

12:38, 08/04/2020
A+ Aa A-

‘Tre ditë pa bukë, pa ujë, në doganën e Kakavijës....’: ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video tronditëse me anë të së cilës, e ka akuzuar kryeministrit Edi Rama si sadist për arrogancën që po tregon ndaj shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit  me Greqinë dhe që nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri.

Sipas Berishës, “sadisti Edvin Kristaq Xhelati vazhdon krimet kundër njerëzimit ndaj shtetasve shqiptarë me mohimin e riatdhesimit! Motoja e tij “Shqipëria, çiflik i etërve të tij barbarë”, shprehet ashpër Berisha në shënimin në vijim:

Sadisti Edvin Kristaq Xhelati, bastard i etërve të tij mizorë, vazhdon të konsumojë krimin kundër njerëzimit ndaj shtetasve shqiptarë duke iu mohuar atdheun e tyre dhe riatdhesimin pasi i ka shpallur ata bombë biologjike.

Ai u ka mbyllur kufirin qytetarëve shqiptarë dhe lënë ata për ditë të tëra në tokë neutrale pa shtrojë, mbulesa, ushqime, ilaçe. Kjo barbari nuk ndodh sot me asnjë vend të botës!Mundet ndofta në Korenë e Veriut.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim monstruoz të sadisti Edvin Kristaq Xhelatit i bëj thirrje OKB-së të ndërhyjë me urgjencë ndaj këtij akti të patolerueshëm që dhunon në mënyrë flagrante Konventat e OKB-së dhe Kushtetutën e Shqipërisë!

Ju ftoj të ndiqni dëshminë tronditëse të bashkatdhetarëve tanë në videon e mëposhtme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco