Kryetarja e Kuvendit ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje!

Kryetarja e Kuvendit ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje!

08:49, 08/04/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Osmani është shprehur e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që, sipas saj e kanë zhvatur Kosovën.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyj asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani në KTV.

Ajo tha se ngutja e partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument. Osmani shtoi se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë pikë, ajo tha se është dashur të jetë zë i përbashkët i partnerëve qeveritarë.

“Kur ne dhe VV ishim bashkë në opozitë dhe kur i dërgonim bashkë letrat, kishin më shumë efekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Francën dhe Gjermaninë. U bë thirrja nga shtetet e BE-së që të mbahet qeveria funksionale. Por, çka ndodhi më vonë, ishte një keqpërdorim i plotë i një deklarate të SHBA-së, e cila thjesht e përshëndeste vendimin tonë si Kuvend për thirrje të seancës. E përkthyen si përkrahje për një votë pro mocionit.

SHBA-ja kurrë s’ka kërkuar të votohet pro mocionit, kurse shtetet e BE-së e kanë bërë të qartë që të mos votohet mocioni ose të shtyhet. Pse nuk ishte e mjaftueshme një thirrje e tillë, unë s’e kuptoj. Sepse në kohën kur Kosova ballafaqohej me rrezikun e ndryshimit të kufijve, dhe humbjes më të madhe që LDK-ja do të pësonte, jo në vota, por në aspektin e projektit të saj ‘Kosova shtet i pavarur sovran dhe në kufijtë aktualë’, kush ishte personi që mbronte kufijtë tanë? Ishte kanelarja Merkel! Pse tani zëri i saj u bë tejet i parëndësishëm?”, tha Osmani.

Ajo tha se ka shumë gjëra për të cilat në këtë moment, për shkak të konfidencialitetit s’mund t’i thotë, por tha se “do të dalin në shesh dezinformatat që i janë dërguar SHBA-së nga një rrjet i organizuar nëpër parti politike”.

“Do të dalin edhe qëllimet e vërteta të njerëzve prapa krejt kësaj situate. Do të dalë edhe e vërteta që këtë qëndrim që e mbaj, s’e mbaj për vota, por unë, mes reputacionit dhe mes pozitës partiake dhe ndërgjegjes sime, gjithnjë e kam zgjedhur ndërgjegjen. Shpresoj që këtë ta kuptojë secili”, u shpreh ajo.

Ajo thotë se përkrahja e Gjermanisë dhe e SHBA-së është për popullin e Kosovës, jo për liderë të caktuar.

“Fakti se është injoruar demarshi i Francës dhe i Gjermanisë ndaj LDK-së, nuk është pritur mirë nga këto dy vende. Natyrisht se ata punojnë me secilën qeveri”, tha Osmani. Për periudhën pas mocionit, Osmani tha se këto çështje do të përfundojnë në Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt201408/04/2020 11:24

Vjosa Osmani nji gru burrnesh,nji heroine e vertete,nji shqiptare e rradhe,lexova sot thaniet e saje ne KTV te Kosoves.Zonja e nderuar Vjosa Osmani foli hapur pa I bere syri cep para te korruptuarve,para atyre qe kishin e kan interesa korruptimi e krimi,ne kurrizin e populli fukara te Kosoves.Ajo krtikoj hapur e ashper,ata te quajtur deputet burracak te korruptuar,qe I vune shqelmin,besimit e votes popullit Kosoves pa drejtesisht.Rrezuan qeverine e zgjedhur ne menyren me demokratike,Kjo nddhi vetem per interesa te disa personave te quajtur politikan.Eshte e pa falshme per ne te zgjedhurit,ju kemi dhen fjalen popullit per nji qeverisje me te mire,per nji te ardhme me te mire,qe tju afrohemi sandarteve te BE.Zonja e nderuar Vjosa Osmani,u angazhu qe ajo zdo te pranoje kurren e kurres qe te beje kualicion me ata parti qe kane vjedhur e plackite Kosoven e kosovarte.

Shto koment

Denonco