Debati për testet e pakta/ Edhe Komiteti i Ekspertëve mendon si Rama

Debati për testet e pakta/ Edhe Komiteti i Ekspertëve mendon si Rama

18:00, 07/04/2020
A+ Aa A-

Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga intensifikimi i debatit publik mbi numrin e testimeve që është duke kryer Shqipëria në kuadër të luftës kundër Covid-19, ka sqaruar me anë të një komunikate për shtyp strategjinë që po ndjek.

“Strategjia e testimit për Covid 19 bazohet në ekspertizë, në karakteristikat e modelit të përzgjedhur sipas rekomandimeve të OBSh për qëllimin, zbulimin e rasteve, ndjekjen dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Debati mbi testet për Covid 19, mbi sasinë e testeve që kryhen, mbi rezultatet e një modeli apo një modeli tjetër, është një debat i cili vazhdon të zhvillohet në mbarë botën dhe ka opinione e qasje nga më të ndryshmet. Përgjegjësia e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të zbatojë një strategji të mirëpërcaktuar, e cila synon të identifikojë rastet, të ndjekë dhe të ndërpresë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Një strategji që, duke u nisur nga konstatimet dhe rezultatet e derisotme, nuk gjejmë asnjë arsye për ta rikonsideruar”, thuhet në komunikatë.

“Detyra funksionale e Komitetit Teknik të Ekspertëve është që të udhëzojë dhe të kërkojë mbështetje të vazhdueshme nga autoritetet, me qëllim zbatimin rigoroz të një strategjie të përcaktuar qartë, të luftës kundër Covid19 në tërësinë e saj. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal, që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente. Edhe për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk sheh asnjë arsye për të rikonsideruar Planin tonë të paracaktuar Strategjik”, vijon më tej reagimi, që është në të njëjtën linjë me atë të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk humbi sërish rastin për të sulmuar opozitën.

Pak më herët, shefi i qeverisë, përmes një postimi në Twitter do të shprehej se: "A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!", shkruan në Twitter Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Isufi07/04/2020 23:49

Na tregoni me dokument datat kur kini bere mbledhje dhe protokollin apo vendimin qe kini mare. Juve thjesht miratoni ato qe thote kryeqeveritari. Dhe ato kane qene konfuze dhe qe ndryshonin çdo dite. U gjenden te papergatitura edhe shtetet me te fuqishme ne bote. Keshtu qe nuk eshte ndonje ?udi apo gabim i madh i qeverise tone. Por qeveria ka gabuar me prioritetet e shpenzimeve te buxhetit. Shqiperia vend i varfer nuk e ka lluksin te shpenzoje njezet milion euro per nje km2 rruge. Le te mos behen rruge apo dhe ndertime qe nga shpenzimet e lluksit ia kalojne edhe vendeve te pasura, Duhen shtrire kembet sa kemi jorganin dhe keshtu mbeten mjete monetare per nevojat ne shendetesi, arsim , ne shpenzimet per shtresat ne nevoje. Politika me shpenzimet e buxhetit eshte e gabuar. Prandaj me e ndershme do te ishte t’i thuhej popullit; “ Eshte fatkeqesi nderkombetare, Shqiperia eshte vend i varfer dhe ne nuk kemi mundesi te shpenzojme apo bleme mjete mbrojtese per te gjitha rastet. Prandaj duhet te beni shume, shume kujdes vete” Keshtu populli do te ndergjegjesohej dhe do te zbatonte oraret qe gjithsesi, jane orare te caktuara nga uni qe “ do behet keshtu, se keshtu dua une”.

Shto koment

Denonco