Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Gjithçka lidhet me rritjen e testimeve'/ PD i përgjigjet Ramës me fjalët e këshilltarit të tij Tony Blair: Koha nuk pret

'Gjithçka lidhet me rritjen e testimeve'/ PD i përgjigjet Ramës me fjalët e këshilltarit të tij Tony Blair: Koha nuk pret

17:52, 07/04/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike i është përgjigjur Ramës me fjalët e këshilltarit të tij Tony Blair, i cili thotë ndër të tjera se duhen bërë testime për të parë kush e ka virusin e COVID-19, me qëllim që të kemi një normalizim të situatës. 

'Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: "Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të  testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t'i japim fund bllokimit dhe t'i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme." 

Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi. 

Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave  të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco