VIDEO/ Pamje të rënda nga Kapshtica, ku Edi Rama nuk lejon shqiptarët të futen

VIDEO/ Pamje të rënda nga Kapshtica, ku Edi Rama nuk lejon shqiptarët të futen

14:47, 07/04/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar një video me pamje të rënda që vijnë nga Kapshtica, atje ku dhjetëra shqiptarë janë bllokuar nga qeveria e Edi Ramës për të mos u futur në Shqipëri.

‘Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor.

Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë.

Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij.

Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore.

Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim', shkruan Gazment Bardhi ne Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Davidi07/04/2020 16:24

O legena bura, e paci haram gjirin e nenes, dhe buken qe hani, kot sa jetoni mbi kete toke, jeni njerzit me te mbaruar qe ka pas historia e njerezimit , jeni me te lodhurit e koherave tona, jo vetem ju po i gjith populli shqipetar, biles dhe kombi shqipetar, po perse nuk i vini flaken doganes makinave te shtetit, te policise , kamionave qe ju kalojen para syve dhe ju rini si legena, vini ore flaken, godisni policat qe ju ndalojen bjeruni me shkopinj me gure me cdo send, se nuk ju bejen asgje dhe po ju arestuan do ju cojen brenda ne kushte te mira, ose per ndryshe rini ne shi ne debor, rini pa buke mire tju behet, se ky popull keshtu e do eshte mesuar,

Shto koment

Denonco