Skandali i Edi Ramës/ Si mund të kërcënosh edhe bluzat e bardha kështu?

Skandali i Edi Ramës/ Si mund të kërcënosh edhe bluzat e bardha kështu?

12:32, 07/04/2020
A+ Aa A-

Në mbarë botën, kudo që janë përfshirë në betejën kundër koronavirusit, bluzat e bardha janë të gjitha njësoj. Pa asnjë diskutim. Merrni shihni lajmet e vendeve normale në Europë dhe kudo në botë.

Çdo mjek dhe infermier është në vijën e parë të zjarrit. Të gjithë janë të rrezikuar dhe të gjithë po përballen me rrezikun.

Aq më tepër mjekët dhe infermierët në Shqipëri, që janë infektuar dhe kanë rrezikuar edhe jetën për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë që i kanë lënë pa mbrojtje.

Por sot ata janë përballur me shpërblimin e 'premtuar' nga qeveria. Nga 1 mijë euro të premtuara nga Edi Rama, ata kanë marrë diçka më pak se 40 euro. Të parët që dolën në protesta ishin mjekët dhe infermierët e Lezhës.

Një skandal i përmasave tronditëse. Por akoma më shokues është reagimi i kryeministrit Edi Rama, që me një postim online, nga vila-bunker, kërcënoi mjekët.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”, shkruan Rama.

Po mirë, ato bluza të bardha në Lezhë e Durrës, që u infektuan nga koronavirusi, në cilën vijë zjarri paskan qenë? Kush e përcakton vijën e zjarrit sot?

Pse qenkan më pak të rrezikuar mjekët e infermierët në Korçë, Shkodër, Vlorë e Fier?

Ky është një turp që i shtohet një njeriu që nuk guxon të vërë dorë aspak te miliardat e klientëve, por shpreson që kjo flakë të kalojë kështu duke djegur të tjerët, por asgjë nga miliardat e oligarkëve të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu07/04/2020 14:57

ky eshte i smure me te meta mendore droga ka bere efektin e vet larot qe i rrin pran duhet ta dergojn ne nje qender shendetsore se per ndryshe do na mari ne qaf te gjith

Koment07/04/2020 13:10

Filluan ndeshkimet ne emer te popullit. Rrofte Edver Hoxha.

Askushi07/04/2020 13:02

Kemi te bejme me nje Horre perbindesh.....qe meriton ta haje virusi, meqe gje tjeter nuk e haka.....po ku eshte ketu Meta qe i nxorri te gjithe ne shesh, ku eshte ketu Luli, Mona,Sala...cohuni o popull se virusi qe po ju merre jeten eshte horri Rama. Bashkohuni ju o bluzat e bardha pa dallim bindje politike, feje,etj....ju qe jeni ne lufte sot per te shpetuar popullin tuaj, bashkohuni dhe mos e degjoni horrin rama. Le tju fusi ne burg, le tju arrestoj, pastaj le te shkoje ai te sheroi te semuret......solidartiet o bluze te bardha o popull...uffffff

Ramush07/04/2020 12:56

Miliardat e oligarkëve të qeverisë jane edhe te tij.Prandaj ai nuk do te harxhoje nga paret e tyre.Ai eshte aksioner mbi 50 % te PPP te dhena nga ana e tij. Narkorama ka paketen kontrolluese te ketyre PPP. Prandaj mos u lodhni kot, ai eshte i pangopur , nuk harxhon asnje lek nga te vetat.Duhet vepruar sa shpejt me kete kuceder qe ka zene te gjithe burimet e ujit.

Shpiptari07/04/2020 12:51

Si gjithmone do japi bolet,qe i mbifshin ne balle,po mos te harrojne ti japin votat.

Shto koment

Denonco