Ambasadorja Yuri Kim i nis nga Shkodra, 'takimet' dhe njohjen me Shqipërinë

Ambasadorja Yuri Kim i nis nga Shkodra, 'takimet' dhe njohjen me Shqipërinë

11:08, 07/04/2020
A+ Aa A-
Ambasadaorja amerikane Yuri Kim nuk e ka reshtur punën e saj pavarësisht izolimit të detyrueshëm që po bëhet në Shqipëri. Ambasada njoftoi sot se znj.Kim do të ketë takime virtuale me drejtues nga mbarë vendi dhe ka interes për ta njohur më shumë Shqipërinë.

Ambasada njofton sot se “në këtë periudhë të COVID-19, kur nuk është e mundur të dalësh, Ambasadorja Kim nuk dëshiron që distancimi social ta pengojë atë së mësuari më shumë mbi Shqipërinë.

Gjatë javëve në vijim, ajo do takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre.

Duke qenë se Ambasadorja Kim nuk mund të vijë tek ju për momentin, a mund të na ndihmoni për të sjellë rajonin tuaj pranë saj?

Ndani me ne një foto nga celulari juaj të komunitetit ku jetoni dhe tregojini Ambasadores se çfarë duhet të shohë kur të vizitojë qytetin tuaj. Qyteti i parë: Shkodra!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco