Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Basha bën llogarinë e koncesioneve: Ja ku gjenden 240 milionë euro që mund të përdoren për krizën

Basha bën llogarinë e koncesioneve: Ja ku gjenden 240 milionë euro që mund të përdoren për krizën

23:44, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” këtë të hënë.

Kreu i demokratëve e vuri theksin e fjalës së tij tek testimet dhe paketa ekonomike e qeverisë. Basha i bëri thirrje qeverisë që të adoptojë propozimet e opozitës.

Teksa rënditi koncesionet e qeverisë, Basha tha se aty gjenden 240 milionëm euro që mund të përdoren për krizën me Koronavirusin.

Pyetje: Porti i Jahteve Orikum është pezulluar, Milot Balldren është pezulluar, i tha kryeministri këtu, të dyja janë pezulluar.

Lulzim Basha: Nuk pezullohen me gojë...

Pyetje: Tha me vendim, po më ka gënjyer mua në tv live..

Lulzim Basha: Unë s’kam parë gjë vendim. Me fjalë të gojës së kryeministrit në fund të marsit gjithë kanë marrë pagesën. 

Pyetje: Janë 120 milion dollarë aty në total, sa prej këtyre janë funksionale? 

Lulzim Basha: Nuk ka pikë rëndësie. Të gjitha ndalohen me përjashtim të dializës që është jetike. Gjithçka tjetër ndalohet. 40 milion euro të qeverisë që janë të skeduluara si shpenzime operative, shpenzime luksi, rialokohen, 100 milion euro të tjera investime publike të cilat në kushte të tjera mund të ishin të nevojshme po sot ka nevojë të çojmë gjithçka këtu, po kështu çohen aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco