Basha: 4 policë në Has janë infektuar. Kolegët kërkojnë testimin, por askush nuk ua bën

Basha: 4 policë në Has janë infektuar. Kolegët kërkojnë testimin, por askush nuk ua bën

23:32, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga emisioni 'Opinion' bëri publik infektimin e 4 policëve në Has, ndërkohë që edhe pse është kërkuar testimi për kolegët, nuk u është bërë. 

Katër efektivë të Policisë së Shtetit në Has kanë rezultuar pozitivë me coronavirus. Ky është raportimi që na vjen sonte në darkë. Kanë qenë në detyrë gjatë gjithë këtyre ditëve, kanë qenë në kontakt me qytetarët , kanë qenë në kontakt me punonjësit e Policisë në Komisariatin e Policisë së Hasit.

Shkoni dhe pyetini sot, të gjithë kolegët në Polici që kanë pasur kontakt me efektivët që kanë dalë pozitiv dhe që kanë pasur simptoma. Kërkojnë të bëjnë testin, sepse kanë familje, kanë fëmijë, kanë bashkëshortë, kanë prindër, nuk ua bën kush testin. Është normale kjo? Këtë po kërkojmë, kjo nuk është normale, kjo është kriminale. Prandaj kemi tre javë që kërkojmë testim sepse në qoftë se nuk bëjmë testime, nuk kontrollon dot.  

Pyetje: Përse ia kërkoni kryeministrit këtë, përse nuk ia kërkoni specialistëve po ju pyes? 

Lulzim Basha. Jo, jo kryeministri ka dalë para çdo specialisti dhe ka dhënë urdhra për gjithçka. Pasi kemi tre javë për rritjen e testimeve po lan duart dhe po thotë këtë e kanë ekspertët. Ekspertët po kërkojnë testime. Ju e kishit ekspertin në studio. A kërkoi testime eksperti? Po përse t’i biem vërdallë çështjes. Që nga ekspertët ndërkombëtarë e ekspertët kombëtare e çdokush tjetër kërkojnë testime. Por që të testosh, duhet që qeveria të sigurojë tampona. A e di ti se sa tampona  ka Shqipëria sot? 

Pyetje: Sa ka? Unë e kam pyetur ministren. Nuk më ka dhënë një shifër të saktë, më ka thënë kemi mjaftueshëm për sa kemi nevojë. 

Lulzim Basha: Përse nuk bën transparencë? Ia kam kërkuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pothuajse 10 ditë më parë, bëj transparencë sa tampona ke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco