Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pagat e administratës për buxhetin e luftës? Spaho: Rama të anulojë koncesionet, propozim jo i ndershëm

Pagat e administratës për buxhetin e luftës? Spaho: Rama të anulojë koncesionet, propozim jo i ndershëm

23:10, 06/04/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho deklaroi se qeveria për muajin mars ka bërë 225 tendera në një vlerë prej 25.5 milionë euro, në një kohë që sipas tij këto shuma të mëdha shkojnë kryesisht për shërbime luksi. Në një intervistë përmes skype për emisionin “Real Story” në ‘News24 Spaho tha se këto para mund të shkonin fare mirë për përballimin e situatës me COVID-19.

Teksa u kthye tek disa lajme se qeveria mund të mbajë një pjesë nga rroga e administratës dhe t’i bashkëngjitej buxhetit të luftës, demokrati tha se kjo do të ishte e turpshme, pasi zgjidhja sipas tij janë anulimi i koncesioneve.

“Ata kanë bërë shpenzime për zyra, shpenzime për udhëtime jashtë shtetit. I kanë zërat atje. Këto para mos ti mbajnë për pjesë të tjera të vitit. Por t’i anulojnë dhe t’i vendosin për të përballuar situatën nga COVID. 25.5 mln euro tendera vetëm në muajin mars, 225 tendera. Nga këto 3 mln, që do të thotë se 22 mln euro janë shpenzime të tilla që unë thash se nuk duhen kryer.

Nuk mendoj se shteti shqiptar ka ngelur që të presë pagat e administratës, që të përballojë koronavirus, këto janë spekulime dhe propozime jo të ndershme. Para se të mendojë për rrogat e administratës, kryeministri duhet të ndërpresë koncensionet. Koncesionet duhet të anulohen, në buxhetin e shtetit janë 120 mln euro për t’u harxhuar për koncensionet. Tek ato para që mblidhen nga të ardhurat tatimore, një pjesë paguhen për koncesionet. Ne nuk kemi nevojë për këto shërbime sot.

Kemi nevojë për shërbime bazë që kanë të bëjnë me COVID. Ka plotë rrugë që janë parashikuar dhe nuk është e nevojshme që të kryejnë tani. Rrugët dhe veprat e tjera do t’i ndërtojmë më vonë kur të jemi mirë ekonomikisht. Nuk është e ndershme që t’i presim pagën punonjësve. Jemi vendi me nivelin e pagave më të ulëta në Europë. Vetëm kosto janë marrë qytetarët mbi kurrizin e tyre.”, theksoi ai.

Mes të tjerash Spaho komentoi edhe bllokimin e 20 qytetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë, ndërsa ai theksoi se e turpshme ky qëndrim nga qeveria shqiptare. Ai tha se duhet të ishin ngritur qendra pritëse për qytetarët që do të vinin në vendin tonë, ku do izoloheshin për 14 ditë në vijim.

“Kur është për të votuar, iu paguajmë dhe qëndrimin që të vijnë në Shqipëri. Ata duan të kthehen tek familjet e tyre, se s’kanë me se të jetojnë në Greqi dhe ne iu mbyllim portën. Duhet të ndërtonim vende pritëse. Po iu thuhet që; shkoni në hotele. Po në cilët hotele do shkojnë ata? Hotelet janë mbyllur. Patjetër duhet të bëjnë karantinë të detyruar për 14 ditë.”, tha Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco